Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Violina e vjetër në duart e mjeshtrit.
Sa here na duket se personat qe kemi afer nuk kanë ndonje vlere dhe veçse kur zbulojmë ( shpesh here kur eshte shume vone) se kanë cilësi të shkëlqyera. Kjo ndodhi edhe me violinen e vjeter që dukej se nuk kishte asnjë vlerë.
“Kishin nxjerre ne ankand nje violine të vjetër, me harkun e saj te konsumuar.Telat e violinës ishin ç’tendosur dhe mbuluar nga pluhuri. Druri i kases ishte gervishur nga thonjtë e jetës. Ishte nje nga ato ankandet qe benin ne fshatra me qellim qe ndonje familje ne mjerim te kishte mundesine te mblidhte pak para per te siguruar buken e gojes ! Ankandi per violinen e vjetër po shkonte si mos me keq. Me shume zor po grumbullonte dy kacidhe. Duart ngriheshin me shume pertesë dhe pa deshire, gati , gati per meshire.
Nga fundi i salles u ngrit nje burre i vjeter ne moshe i cili iu afrua drejtuesit te ankandit dhe i kerkoi leje te merte ne duar violinen. I moshuari e mori ngadalë në duar, e ç’pluhurosi gjithë dashuri, e perkedheli , terhoqi kordat dhe filloi ti bjerë. Ishte nje mjeshter i madh violinist .Tingujt e embel e te kthjellet filluan te shperndahen ne gjithe sallen dhe pushtuan zemrat e te gjithe njerezve te pranishem. Sapo pushoi se luajturi melodine , Mjeshtri plak e la violinen ne vendin e meparshem. Menjëherë që nga ai moment ofertat filluan te shtohen. Pazari për violinën u mbyll me nje çmim marramendës. Kishte ndryshuar valle violina ? – Sigurisht qe jo !; por mjaftoi thjesht dora e Mjeshtrit per ti dhene vleren qe meritonte”.
Ky tregim i mrekullueshëm dhe prekës na fton te vleresojme metaforen e violinës me veten tone…Shpesh jemi si instrumente te vjeter, te pluhurosur dhe te “demtuar”, por mund te jemi ne gjendje te luajme melodi sublime…mjafton “Prekja e Mjeshtrit”… dmth na takon gjithmone ne të nxjerrim në pah anën tone më të mirë dhe te shkojme pertej asaj që duket në sipërfaqe , përtej difekteve dhe të arrijmë të perceptojme vlerat dhe bukurine e brendeshme te personave qe na rrethojne. Varet nga ne nëse duam të jemi persona mendjehapur, zemërmirë, të sjellshëm , të gjindshëm. Nuk duhet shumë mundim të rrezatojmë mirësi, shpresë, besim dhe ti dhurojmë vetes tone dhe të tjerëve një buzeqeshje.
(tregime terapeutike)