Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“ I verbëri dhe llampa prej letre”
Dëshira per të ndihmuar dikë në vështiresi shpesh vjen krejt spontanisht. Kur ndihmojmë tjetrin jemi duke kryer padyshim një sjellje të mirë , jemi duke shprehur vlerat tona më të larta njerezore. Ndihmojmë dikë per t’ja thjeshtuar jetën dhe lehtesuar peshen qe mbart mbi shpatulla. Ndihma ndaj tjetrit meriton gjithmonë të përgëzohet, të vlerësohet, të respektohet dhe të meret si shembull i mire. Qëllon ndonjëherë t’ia ofrojmë ndihmën tonë dikujt nxitimthi dhe pa kuptuar qartë nevojën konkrete . Ka situata në të cilat duhet te reflektojme , te tregohemi të matur, te shohim thelle (nëse mundemi) në shpirtin e tjetrit, në mënyre qe ndihma jonë të jetë vertete e dobishme .
Në mënyrë të shkëlqyer tregimi “ I verbëri dhe llampa prej letre” na shtyn të reflektojmë mbi rrethanat në rastet kur deshirojme te ndihmojme nje person në vështiresi.
“Dikur në Japoni ishte zakon përdorimi i llampave prej letre orizi dhe shkopi bambuje me një qiri brënda saj , për të ndriçuar rrugën. Një i verbër kishte vajtur për vizitë te një miku i tij murg. Ne fund të vizitës murgu i dhuroi nje nga keto llampa. I verbëri u habit për dhuratën dhe me zë të ndrojtur i thotë murgut : “ E ç’më hyn në punë një llampë mua ?” Duhet ta dish që për mua si nata dhe dita janë njësoj !”- Atëherë murgu i thotë: – Miku im i dashur ; e di që llampa nuk të duhet për të ndriçuar rrugën, por të duhet natën në mënyrë që të të shquajnë të tjerët, prandaj të lutem pranoje kete dhurate te vogel ne shenje te miqesise tone. I verberi i bindur nga fjalet , mori llampen, perqafoi murgun dhe u nis per ne shtepi. Nuk kishte bere as dy hapa kur ndjeu qe e perplasen dhe u rrezua perdhe. – “ Shiko ku shkon !” – i bertiti i gjori te panjohurit . – Nuk e shikon llampën !?”. I panjohuri i frikësuar më shumë se kurre, ju afrua te verberit , e kapi nga krahët dhe duke u munduar ta ngrinte në këmbë i tha : – vëlla , me vjen shume keq per kete qe ndodhi, por llampa jote do jete fikur rruges dhe keshtu që nuk munda të të shoh !” ♥♥
(tregime terapeutike) 10/shtator/2017