Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Ja se si Sigmund Freud arriti të më shpëtonte jetën “ !
Pak ditë përpara provimeve të maturës Margarethe Walter e shoqëruar nga i jati , kishte lënë një vizitë në studion e themeluesit të Psikoanalizës. Ishte pranverë e vitit 1936. “Më ka shpëtuar jetën”!.. deklaron përpara gazetarëve Margarethe Walter pothuajse 90 vjeç (2006 e vetmja paciente ende në jetë ). Ja si e tregon ajo takimin me Dr. Sigmund Freud.
“ Qëndruam pak kohë në sallën e pritjes pa na parë askush dhe më pas hymë në dhomën e Doktorit. Mbeta e shastisur se nuk isha në një dhomë ambulance normale !. Nuk kishte paciente të tjerë, nuk ndjehej era e kamforës dhe nuk kishte infermiere të veshura me bluza të bardha. Përveç kësaj në qendër të dhomës në sallon ishte një sofa si në shtëpi e mbuluar çuditërisht me një tapet me shumë xhufka “. Diku në cep në një pozicion të çuditshëm ishte një poltron. Shumë të çuditëshme edhe vazot e shumta në raftet e mbushura plot e përplot me libra. Gjithkund gjeje “statuja të vogla mbetje arkeologjike . ”Më pëlqeu shumë !”. Mendova se do gjëndesha në një ambulancë por kisha hyrë në një dhomë plot me ornamente dhe libra. U ndjeva menjëherë shumë e çliruar….
“Freud hyri në dhomë . Prezenca e tij diskrete por e vendosur mbushi gjithë dhomën. Me mjekrën e bardhë , trupvogël , veshur me një kostum gri , mu duk i fisshëm dhe shumë i vjetër. Ishte 80 vjeç , unë 18. Ecte lehtësisht i kërrusur dhe kurrë nuk do e kisha menduar që ishte i sëmurë me kancer, siç mësova më vonë . Sytë e tij ishin shumë të vëmëndëshëm. Ishte fizikisht shumë i dobët por plot energji ! Unë isha ulur në një poltron të vogël. Diku aty afër ishte im atë. Freud u ul përballë nesh , në mes. Më pyeti si më quajnë , por u përgjigj im atë në vendin tim. Më pyeti për shkollën , por përsëri u pergjigj babai. Më pyeti për kohën e lirë,.. nëse meresha me sport , nëse takoja mikeshat e mia !! ..Edhe pergjigjia se çfarë pune do më pëlqente të bëja doli nga goja e babait tim “.
“Freud heshti dhe me një ton të përzemërt si të ishte gjëja më e natyrshme në botë i thotë tim eti : “ju lutem , shkoni në dhomën ngjitur , dua të flas me vajzën tuaj vetëm”. Rrotulloi karrigen drejt meje dhe duke u afruar më thotë krejt hapur: “ tashmë jemi vetëm”….i gjithë tensioni i krijuar u shua menjëherë “.
“Ai plotësoi për herë të parë dëshirën time fikse për t’iu hapur dikujt; S. Freud ishte personi i parë qe shfaqi interesim për mua, që donte të dinte diçka rreth meje, i vetmi që më dëgjoi me të vërtetë. Ishte shumë i sjellshëm dhe dinte të dëgjonte “.
Pas shumë vitesh të kaluara në heshtje, papritur dhe për herë të parë pata mundësinë të flisja. të flisja, të flisja. Nuk pushoja më, por ai në vend që të më ndalonte më kërkonte të vazhdoja më tej. Nuk kisha provuar kurrë një ndjenjë lehtësimi si në ato momente. Kur përfundova Freud më këshilloi të mos i “pësoj” vendimet e të tjerëve pa i kundërshtuar. Që nga ai moment do të kërkoja “përsenë” e vendimeve që mereshin për mua. Këtë duhet ta bëja me qetësi dhe kurrë në mënyrë të papërmbajtur. “Në fund të fundit ata që fitojnë janë personat e qetë “ ;- më tha !.
Pasi përfundoi vizita Freud shkruajti një letër për doktorin e familjes dhe na dha faturën e pagesës së séancës…”sigurisht nuk është dhe aq e lirë “; më tha babai, por shpresojmë të funksionojë. Margarethe nuk e mori asnjëherë vesh se çfarë kishte shkruajtur Freud për të, por kura funksionoi. “Sa e rëndësishme të gjesh dikë që di të të dëgjojë “ !!
Hollësira për jetën e Margarethe.–Mamaja e Margarethe vdiq gjatë lindjes duke e lënë atë vetëm me të jatin. Njerka e saj ishte e ftohtë dhe dashakeqe . Ajo u rrit nga gjyshja e saj e shkuar në moshë dhe gjithmonë e shqetësuar.– Babi i saj i zoti i një fabrike me 18 punëtorë ishte shumë autoritar. Ai nuk fliste kurrë me të bijën. Në shtëpinë e tyre nuk fusnin miq. Vajza bënte çdo të djelë shëtitjen e zakonshme në park pa asnjë lloj kënaqësie dhe dëshire. I kishte të ndaluara mikeshat.–Në kinema kur kishte skena “dashurie” i jati e detyronte të dilte menjëherë jashtë pasi nuk duhet ti shikonte.–Askush nuk e kishte mbajtur në prehër, askush nuk e kishte përkëdhelur dhe puthur . Ndjehej vajza më e vetmuar e Vienes.– Një gjë që Margarethe nuk duhet ta dinte ishte fakti se në lagje e konsideronin si “të çuditëshme”. Thashethemet e përhapura nga qymyrxhiu që banonte përballë shtëpisë, se vajza e pronarit të fabrikës ishte “tërësisht e çmëndur”, ishin vendimtare për ta vizituar te Freud.– Margarethe e veshur me rrobat e vjetra të gjyshes 80 vjeçe interpretonte në dritare Izotën që priste Tristanin dhe përshëndeste që aty fqinjët që kalonin pranë dhe e shikonin me habi .
Doktroi i familjes pasi vuri re shqetësimin “shpirtëror” të vajzës i rekomandoi vizitën te S. Freud, doktori më i shquar asokohe për shqetësimet e “mendjes”.
Pas shumë kërkimesh arrita të mësoj që Margarethe e vetmja paciente e Freud ende gjallë (për kohën e intervistës viti 2006) ka vdekur në Nëntor 2013. Ajo ishte një skulptore.
Tiranë / Gusht/2016.