Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Ja si mund të zgjasë DASHURIA !
Një nënë me vajzën e saj po shëtisnin buzë detit. Në një moment vajza e pyet mamanë : “Si mund ta mbajmë për kohë të gjatë dashurinë !? – Mamaja e vështron të bijën për një çast dhe pastaj përgjigjet; – “mer një grusht me rërë dhe shtrëngoje bija ime…. “fëmija e shtrëngon grushtin me rërë dhe shikon që sa më shumë e shtrëngon atë , aq më shumë rëra rrëshqet. – “Mama, po rëra po më bie !!!, – e shoh ! – thotë e jëma ; tani mbaje dorën komplet të hapur…. Vajza bindet, por një puhizë e lehtë ja fryn tej rërën që kishte mbetur. ; ”edhe kështu nuk mundem ta mbaj dot mama !! – Mamaja duke buzëqeshur i thotë; – “tani mblidh një grusht tjetër me rërë dhe mbaje dorën të hapur si një lugë … aq të mbyllur sa për ta ruajtur dhe aq të hapur sa duhet për ta lënë të lirë. Vajza e provon përsëri dhe vëren që rëra nuk i binte më nga dora dhe ishte njëkohësisht e mbrojtur nga era. ..”Ja kështu mund të zgjasë dashuria ”!!.
(tregime terapeutike)