Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Librat letrare që lexonte S.FREUD.
Letërsia ka patur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën dhe mendimin e Freud. Ai lexonte shumë. Në shtëpi kishte një bibliotekë plot me libra dhe një kureshtje intelektuale deri në “pangopësi.” Nuk lexonte vetëm shkencë por edhe libra letrarë.
Gjatë viteve të gjimnazit ai ishte një nxënës i shkëlqyer dhe kishte një pasion të veçantë për letërsinë dhe gjuhët antike. Zbuloi në ato vite Tragjeditë e Sofokliut dhe në veçanti Edipi – mbret, që siç e dimë pati një të ardhme goxha të respektueshme në teorinë psikoanalitike.
“Kam qënë gjithmonë shumë krenar “ shkruante Freud , për atë shtresën e pasur të depozituar tashmë në memorjen time nga studimi i gjuhës Greke”.(Sofokliu dhe Homeri).Kur i kërkuan të plotësonte një pyetësor me “10 librat më të mirë” nuk pati asnjë hezitim : Homeri dhe Sofokliu të parët të ndjekur nga Goethe dhe Shakespeare.
Në diskutimin që mbajti në 1930 kur iu akordua Çmimi Goethe tha që ishte një adhurues i tij dhe në veçanti çmonte Faust dhe Efigjenia në Tauride,* vepra nga të cilat kishte zbuluar shumë koncepte të psikoanalizës. Përveç Goethes, Freud pëlqente dhe klasikë të tjerë Gjerman si Schiller (nga i cili përftoi konceptin për të cilën “ uria dhe dashuria përbëjnë arsyen e funksionimit të botës “,(kjo ishte dhe pika e parë e mbështetjes për krijimin e teorisë psikoanalitike) si dhe poetin Heinrich Heine.
Sipas Freud , Shakespeare na fut “në një botë me shpirtra , me demonë dhe fantazma”. Nga ky autor Freud çmon shumë Hamletin (që i ka rrënjët e tij në të njëjtin terren si Edipi – mbret ) dhe tragjedinë Macbeth bazuar në temën e sterilitetit në çift. Përmes shijeve letrare të Freud janë edhe romancierët e shekullit te XIX; Dostoyevsky me librin e tij “Vëllezërit Karamazov “ që përshkruan të njëjtën temë të “patricidio”- s (vrasja e babait) Edipike të Sofokliut. Freud nuk lë pas dore as romanet franceze. Ai lexon E. Zola – Fekondimi dhe Dr. Pascal dhe Balzac me “ Lëkura e Shagrenit ” *
Pra siç e shohim shijet dhe referimet letrare të Freud janë shumë klasike. Nëse ai lexon dhe çmon Thomas Mann, Stefan Zweig apo Arthur Schnitzler , një pjesë e madhe e letersisë gjermane të 900 nuk duket se i intereson , si në rastet e Rilke, Kafka, Musil apo Döblin. Me siguri ajo që e terhiqte Freud nuk ishte dhe aq forma letrare se sa përmbajtja e librave.
Përsa i përket krijimit; atij letrar ose artistik në përgjithësi, Freud e konsideron analog me një ëndërr me sy hapur , një portë hyrje për njohjen e të pavetëdijshmes, ku Freud kërkon konfirmimin e teorisë së tij. Dr.Freud – it, më të madhit të psikoanalizës nuk i mjaftonte vetëm literatura shkencore e neuropatologjisë ..
Për ata që sot shumë të rinj koha e S. Freud iu duket e largët apo “e vjetëruar “ gjej vënd të shtoj një pjesë të shkurtër të një shkrimi reflektiv dhe kritik të një autoreje të re që ushtron profesionin e saj në fushën e psikologjisë : “ Nuk i dua ata psikologë që nuk lexojnë kurrë asnjë libër tjetër po nuk ishte i fushës së tyre, që nënvlehtësojnë antropologjinë , sociologjinë , etologjinë, fizikën, filozofinë, që nuk njohin etimologjinë e asnjë fjale, që poezia nuk iu duket se iu mëson gjë nga jeta, që Shakespeare , muzika dhe mënçuria e gjyshërve të tyre nuk janë të rëndësishme për të ditur si të flasim .”
Shënim
* Efigjenia në Tauride, (kjo sigurisht është tragjedia greke vepër e Euripidit, por në shkrim Freud i referohet asaj të ripunuar nga Goethe.)
* Lëkura e Shagrenit në kohën kur edhe në vendin tonë ky roman ishte goxha “në modë” e gjeje të përkthyer me këtë titull. Ai origjinal është “La peau de Chagrin”.