Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Jam vërtetë i aftë në profesionin tim ?
Do ndjeheshim vallë të sigurtë nëse do t’i shkonim pas një personi që nuk na duket kompetent ? E sigurte qe askush nuk do te ndiqte me deshire (vetem nqse do te ishim te detyruar) dike qe eshte jo kompetent ne fushen e tij. Kompetenca eshte nje kualitet tejet i rendesishem per te qene efikas ne profesionin që ushtrojmë çdo ditë . Nje Doktor jo kompetent mund te na beje gjemen dhe te na shkaktoje deme te parikthyeshme per jeten. Po keshtu mund te ndodhe me paaftesine e nje profesionisti ne fushen e shendetit mendor, me drejtuesin jo kompetent te nje avioni, me drejtuesin e nje shteti , me këdo qe ushtron nje profesion .
Kompetenca èshte aftesia per te bere mire diçka ne reference me nje standart . Referenca mund te jete ne lidhje me shume karakteristika si; pjekuria, eksperienca, aftesite profesionale, aftesi te organizosh dhe udheheqesh te tjeret, te dish si te veprosh , etj. Me pak fjale po ishe i afte njerezit besojne te ty dhe te ndjekin, sidomos per kompetencat e tua profesionale . Megjithate nuk mjaftojne vetem zotesite profesionale.Eshte e nevojshme te gjejme te nje i afte profesionalisht edhe cilesi te tjera si, karakteri, inteligjenca emocionale, vizioni, impenjimi, komunikimi, empatia etj. Nqse kompetences profesionale i shtojme dhe vlerat humane, personale e sociale ..atehere po që jemi te kompletuar .
Eshte shume e rendesishme te kuptojme nëse ne vetë apo nje person tjeter eshte kompetent apo jo. Psikologjia sociale rendit disa karakteristika kryesore te nje personi qe eshte kompetent ne nje fushe te caktuar :
Personi kompetent vepron çdo ditë . Ai eshte i gatshem ta vendosë veten ne prove, pavaresisht rrethanave qe duhet te perballet apo sa e veshtire mund te duket çeshtja.
Personi kompetent vazhdon te permiresohet çdo dite. Ai vazhdimisht kerkon menyra te reja per te mesuar, zhvilluar dhe permiresuar ate qe ben.
Personi kompetent eshte vazhdimisht ne kerkim te ekselences. Ekselenca nuk eshte kurre rastesi, por gjithmone rezultat i nje qellimi dhe perpjekjeje te sinqerte.Te veprosh ne nje nivel ekselence eshte gjithmone nje zgjedhje, nje akt i vullnetit te mire.
Personi kompetent kerkon gjithnje e me shume nga vetja .. Ai provon te shkoje mijera km me larg duke provuar te dale nga zona e tij e rehatise , sepse per ate “shumë mire”, nuk eshte kurre aq sa duhet “shume mire.”
Personi kompetent eshte burim frymezimi per te tjeret. Ai me menyren e tij te sjelljes inspiron te tjeret te sillen ne te njejten menyre si ai.
Ja nje anekdode e adhurueshme e cila e shpjegon mire “ kompetencen ” !
KOMPETENCA – Nje rrefenje e vjeter tregon per nje kaladaist te cilin e kerkuan qe te riparonte kaldajen e prishur te nje anije te madhe me avull. Pasi degjoi me vemendje motorristin i cili i tregoi se çfare nuk shkonte dhe pasi beri disa pyetje, zbriti ne sallen e kaldajes. Veshtroi me kujdes labirinthin e tubave, degjoi per disa minuta pulsimin e kaldajes, fishkellimen e avullit dhe preku disa nga tubat . Ne fund filloi te kendonte me veten nen ze, futi doren ne xhepin e tutave te punes dhe nxorri nje çekiç e i dha vetem nje goditje nje valvole me ngjyre te kuqe. Menjehere gjithçka nisi te funksionoje shkelqyeshem dhe kaldaisti u largua. Kur pronari i Vaporit mori faturen ku shkruhej nje mije dollare, kundershtoi i nervozuar dhe tha se kaldaisti kishte qendruar ne sallen e kaldajes vetem nje çerek ore dhe kerkoi nje llogari te detajuar. Ja llogaria qe i dergoi kaldaisti :
-Per goditjen me çekiç $ 0,50.
– Per faktin qe dija se ku duhej dhene goditja $ 999,50
– Totali $ 1.000,00.
Perpiqu gjithmone te permiresosh kompetencat e tua profesionale, humane, shoqerore.. dhe askush nuk do te mund te mohoje meritat dhe nuk do t’i kurseje lavderimet qe te takojne…Pastaj , po ishe kompetent i paafti menjanohet vetvetiu…
(psikologjia per te gjithe) 20/nentor/2018