Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Jo të gjithë femijët kanë frikë nga gogoli.
Jo te gjithe femijet kane frike nga “gogoli”, (Njeriu i zi) i qujtur edhe Boogi man, krijesa imagjinare qe jeton poshte krevatit, ne dollap, apo ne cepat e erret. Por kush nga ne kur ishim te vegjel rrinte i ngrire , mbuluar koke e kembe poshte jorganit pa levizur, me gjunjet mbledhur te gjoksi, me veziken plot, sepse nuk guxonte te zbriste nga krevati ne erresire, e di sesa e tmerrshme eshte kjo frike…
Por çfare ka pas kesaj frike nga “gogoli .”
(…) Psikologet e shohin kete lloj frike si nje hap te natyrshem te pjekurise se njeriut. Sipas National Sleep Foundation, mostrat shfaqen ne psiqiken e femijeve kur arrijne ate moshe mendore e cila i lejon te kuptojne qe ekzistojne gjera ne boten e jashteme qe mund t’iu bejne keq. Keto frikera dhe fantazma imagjinare, mund te jene rezultati i eksperiencave te frikeshme, por në më te shumten e rasteve shkaktohen nga hiçi, pra eshte nje faktor i lidhur me (rritjen) zhvillimin. Femijet nga mosha 4 deri 6 vjec zakonisht kane frike nga gjera qe nuk jane reale, si mostrat apo fantazmat , ndersa femijet me te rritur nga 7 – 12 kane frike nga gjera reale, si hajdutet, katastrofat natyrale apo kafshet grabitqare. Kerkimet sygjerojne se femijet më të ndrojtur mund te kene veshtiresi ne kapercimin e frikes nga “gogoli .” Disa studime tregojne se keta femije kur degjojne nje ndodhi e kane te veshtire te identifikohen me heroin dhe te perqendrohen te menyra sesi mposhtet perbindeshi, duke u perqendruar me teper te vetë perbindeshi. (…) Sidoqoftë pjesa më e madhe e ketyre frikerave, shuhet automatikisht me rritjen e femijes.
Si te ndihmojme femijet ta mposhtin friken nga “gogoli ?”Sipas nje kerkimi te publikuar ne revisten Child Development, ka strategji te ndryshme per te ndihmuar femijet te kapërcejnë friken nga Boogie Man. (…) Në përgjithësi, fëmijët që frikësohen nga situata të vërteta duhet të ndihmohen nga prindërit që të përqëndrohen në mendime pozitive në lidhje me aftësinë e tyre për të reaguar me sukses në situata të caktuara. (…) Ndersa femijet qe perqendrohen me shume te fantazmat dhe te armiqte imagjinar mund te ndihmohen nga prinderit duke iu kujtuar atyre se keto gjera nuk jane te verteta . Nje strategji tjeter qe funksionon mire me femijet me te vegjel, konsiston ne transformimin e “njeriut mostër” ne nje realitet jo te frikshem; psh – “njeriu mostër” eshte thjesht ne kerkim te nje shoku” (…)
Sygjerime te tjera perfshijnë:
- Perdorimin e nje drite te vogel nate ne dhomen e fëmijës.
- Nje loder pellushi , apo nje loder qe femija preferon mund t’a ndihmoje te ndjehet i sigurtë.
- Përdorni talismanët, si një “neutralizues – enderrash” rreth shtratit të fëmijës natën: nëse fëmija beson se një objekt i tillë mund t’a ndihmojë. Ankthi i femijes do të pakesohet dukshëm.
- Evitoni tregime ekstremisht violente apo te frikshme para se te shkoje ne shtrat (…)
- Mos e injoroni friken e femijes tuaj, por flisni me te kur eshte e nevojshme; tregojini qe nuk eshte vetem ne perballjen me keto frikëra.
Ndërkohe qe është e zakonshme që fëmijët të kenë frikë nga “gogoli” apo situata të tjera reale , frikerat e vazhdueshme, sidomos tek fëmijët më të rritur, mund të kërkojnë nje mbeshtetje më të specializuar. (…)
Një strategji tjetër e mirë për të çliruar këtë frikë, integruar dhe me strategjite e tjera eshte te lexojme bashke me femijen dhe te mesojme bashke me të “vjershat e frikes”. Edhe pse ne gjuhen tone ndoshta eshte e veshtire te gjenden mundohemi te krijojme disa vete me koncepte dhe rimë te thjeshte. Dhe per t’a perfunduar duke qene qe kohet kane ndryshuar dhe shumica e filmave vizatimore dhe lojrat me video nuk jane më si dikur, ju takon prinderve t’i seleksionojne me kujdes te pakten ne vitet e para te jetes se femijes . Me siguri do te flere me i qete nqse kartonat qe ka pare apo lojrat qe ka luajtur nuk i kane percjelle ankth dhe tension….dhe do te fleme më të qetë dhe ne të rriturit.
(psikologjia per te gjithe) 31/tetor/2018