Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Legjenda e fluturës blu.
Legjenda e flutures blu flet per historine e nje burri te cilit i kishte vdekur e shoqja dhe i duhej te kujdesej i vetem per dy vajzat e tij. Vajzat ishin ekstremisht kureshtare, inteligjente dhe te deshiruara per te mesuar sa me shume. Per te “shuar” etjen e tyre per dijen e “mbysnin” te jatin me pyetje te vazhdueshme. Shpeshhere ai iu kthente pergjigje te mençura, por nuk ishte gjithmone e lehte t’iu mbushte mendjen apo t’iu pergjigjej korrekt kerkesave te tyre. Nisur nga deshira e madhe e vajzave per dijen, babai vendosi ti dergoje me pushime prane nje burri te mençur qe te mesonin prej tij. Ai jetonte lart ne nje kodrine .
Plaku i mençur u tregua i zoti dhe i pergjigjej pa asnje hezitim çfaredolloj pyetjeje qe kishin vajzat. ..por nje dite te bukur vajzat vendosen te thurnin nje “rreng” per të. Donin te masnin mençurine e tij dhe t’a vinin në vështirësi. Nje nate organizuan nje plan; do ti propozonin plakut nje pyetje së ciles ai nuk do te ishte ne gjendje t’i pergjigjej. – Si mund ta kapim ne gabim plakun? Çfare pyetje mund t’i bejme qe ta kapim te papergatitur? – pyeti motra e vogel.- Me prit ketu; – iu pergjigj e madhja; Zbriti poshte kodres dhe u kthye pas nje ore me nje perparse te mbyllur me gryken si të nje thesi , ku fshihte diçka. – Çfare ke aty ? – e pyeti e vogla. Motra e madhe futi doren ne perparese dhe i tregoi motres së vogël nje flutur te mrekullueshme ngjyre blu. – Çfare mrekullie ! – Ç’ke ndermend te besh me të ? – Ja kjo do te jete “arma” qe do beje te mundur t’a fusim ne kurth mjeshtrin. Do ta kerkojme dhe kur t’a gjejme do t’a mbaj fluturen te fshehur ne nje dore. Do t’a pyes pastaj nëse flutura eshte e gjalle apo e ngordhur. Nqse ai do te me thote qe eshte e gjalle, do t’a shtrengoje fort doren dhe do t’a vras fluturen . Nqse do te thote qe eshte e ngordhur , do t’a leshoje te fluturoje e lire. Çfaredo lloj pergjigje qe do te na jape do të jete gabim.
E kenaqur me idene e se motres te dyja vajzat u vune ne kerkim te plakut te mençur: – mjeshter !- i therriti me e madhja; – a e gjen dot nese flutura qe kam ne dore eshte gjalle apo e ngordhur ?.- pyetje se ciles me nje buzeqeshje te mprehte mjeshtri iu pergjigj : Varet nga ty ! – ajo eshte ne duart e tua”… E tashmja dhe ardhmja jone jane vetem ne duart tona. Nuk duhet asnjehere te fajesojme te tjeret nqse diçka shkon keq. Nëse ndjehemi mire apo nuk jemi te kenaqur nga jeta, duhet te kujtojme se jemi vete ne pergjegjesit e vertete te lumturise tone, sepse lumturia e vertete eshte brenda nesh. Flutura blu perfaqeson jetën qe eshte ne duart tona dhe jemi vetëm ne qe vendosim çfarë duam të bëjmë me të.
(tregime terapeutike) 29/tetor/2018