Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Elefanti që humbi unazën e martesës.

Postimi  i  sotëm  flet  per  nje  rrefenjë  te  vjeter  të  trasheguar  brez  pas  brezi, e  cila  ekziston  në  qindra  versione. Elefanti  qe  humbi  unazen  e  marteses  eshte  nje  histori  qe  te  ben  te  reflektosh, nje  rrefenje  qe  na  meson  pse  eshte  e  rendesishme  te  tregohemi  te  durueshem  dhe  te  ruajme  qetesine  mendore... Ndodhia  tregon  per  nje  vend  te  lashte  ne  Savanë  ku  jetonte  nje  elfant  i  ri  i  mrekullueshem. Ishte  ne  moshen  e  marteses. Nuk  kishte  gjetur  ende  nje  elefanteshe  qe  ti  kishte  rrembyer  zemren. Nje  pasdite  si  gjithe  te  tjerat, dalloi  nga  larg  nje  kope  elefantesh  qe  po  i  afrohej  atij  dhe  familjes  se  tij. Mes  tufes  pa  nje  elefanteshe  te  bukur  qe  e  terhoqi  shume..Kopetë  u  bashkuan  dhe  elefanti  shkoi  te  ecte  prane  elefanteshes  bukuroshe. Filluan  te  bisedojne  dhe  shpejt  kuptuan  qe  kishin  shume  gjera  te  perbashketa. Me  kalimin  e  diteve  u  dashuruan  marrezisht  me  njeri – tjerin .Vetem  pas  pak  muajsh  ju  thanë  te  gjitheve  qe  kishin  ndermend  te  martoheshin.

“Mos  e  humbni  asnjehere  shpresen , edhe  nëse  vuani  nga  te  keqijat  më  të  zymta, sepse  nga  rete  e  zeza  bie  ujë  i  pastër  dhe  i  frytshëm “.

Zbulojme  sesi  vazhdon  tregimi  i  elefantit  qe  humbi  rrethin  e  marteses.

Nje  martese  e  shumepritur. Te  gjithë  e  priten  lajmin  me  shume  gezim.Kishte  kohe  qe  nuk  behej  asnje  dasem  dhe  te  dashuruarit  ishin  nje  çift  i  mrekullueshem. Elefantet  me  te  medhenj  iu  dhuruan  te  sapomartuarve  nje  paje  martesore  shume  te  bukur, disa  te  tjere  menduan  per  nje  menu  perfekte  per  ceremoninë  martesore  te  vitit. Elefantet  meshkuj  u  perfshine  ne  rregullimin  e  nje  salloni  te  madh  ku  do  te  celebrohej  martesa  dhe  festa. Do  të  mernin  pjese  të  gjithë  dhe  kjo  do  të  ishte  një  ngjarje  e  paharrueshme. Ishin  dite  te  gezuara  per  te  gjithë  elefantët  qe  shfaqnin  një  frymë  festive.Sa  hap  e  mbyll  syte, erdhi  dita  e  dasmes.Elefanti  i  dashuruar  ngarkoi  nje  mikun  e  tij  argjendar  t’i  punonte  unazat  e  marteses. Argjendari  i  punoi  ato  me  durim  dhe  krijoi  dy  rrathe  te  bukur. Vetem  nje  dite  larg  dasmes  elefanti  mori  lajmin  qe  unazat  ishin  gati. Sapo  mori  lajmin  u  nis  me   nxitim  dhe  gjithe  kuriozitet  drejt  argjendarise  se  mikut  te  tij. Shpresonte  qe  te  ishin  perfekte. Kur  i  pa  unazat  mbeti  i  magjepsur. E  falenderoi  dhe  pergezoi  mikun  e  tij  per  punen  e  mrekullueshme, i  mori  unazat  me  noçken  e  tij  dhe  u  nis  per  ne  shtepi. Afer  nje  burimi  po  mendonte  se   tashme  i  mungonte  vetem  kostumi  i  marteses. Ishte  shume  i  perhumbur  ne  keto  mendime  saqe  nuk  e  vuri  re  nje  gur  te  madh  qe  ndodhej  aty  prane. Papritur  u  pengua  dhe  ra  ne  uje. Ndodhi  gjithçka  aq  shpejt  sa  nuk  pati  mundesi  t’a  evitonte  rrezshqitjen. Kur  kontrrolloi  noçken  vuri  re  qe  kishte  humbur  nje  nga  unazat  e  marteses.

Humbja  dhe  kerkimi. Elefanti  u   merzit  shume.Filloi  te  ndjeke  rrjedhen  e  ujit  ne  kerkim  te  unazes  se  humbur.Germoi  nga  te  dyja  anet, por  rezultoi  gjithçka  e  kote; nje  objekt  kaq  i  vogel  veshtire  te  gjendej. Sa  me  shume  kerkonte, aq  me  teper  unaza  dukej  e  pamundur  te  gjendej  dhe  e  kapi  nje  ankth  e  nje  deshperim  i  madh.

Nje  buf  kureshtar, kishte  pare  nje  pjese  te  skenes;”Qetesohu!”-  i  tha , por  historia  tregon  se  pas  ketyre  fjaleve  elefanti  u  shqetesua  më  shumë. Mendonte  se  bufi  nuk  e  kishte  kuptuar  arsyen  e  shqetesimit  te  tij. Martesa  do  celebrohej  diten  tjeter  dhe  nuk  kishte  kohe  te  porosiste  nje  unaze  tjeter. Çfare  do  mendonte  e  fejuara  e  tij ? Çfare  do  te  mendonin  te  ftuarit ? Gjithe  keto  mendime pushtuan  koken  e  elefantit  te  dashuruar  nderkohe  qe  vazhdonte  te  kerkonte  unazen  ne  pellgun  e  ujit. Atehere  bufi  i  thotë:”Degjomë, duhet  te  qetesohesh. Do  zgjidhet  gjithçka.Unë  di  se  ç’them !”Elefanti  u  kujtua  qe  bufi  shquhej  per  mençurine  e  tij  dhe  prandaj  vendosi  ta  degjoje. Qendroi  ne  qetesi  te  plote  per  disa  çaste. Shpejt  ujrat  e  burimit  u  qetesuan, papastertite  u  depozituan  ne  fund, drita  depertoi  deri  ne  thellesi  dhe  uji  u  kthjellua. Pikerisht  ne  kete  moment  elefanti  arriti  ta  shohe  unazen  dhe  ta  nxjerre  nga  uji. Keshtu  ai  kuptoi  nje  mesim  te  rendesishem. Merzitia , shqetesimi  dhe  nxitimi  i  tij  shkaktuan  korrente  te  forta  ne  uje  dhe  e  penguan  te  gjente  unazen. Falenderoi  bufin  gjithe  gezim  per  mesimin  qe  i  dha  dhe  u  kthye  ne  shtepi  gjithe  gaz  e  hare  per  te  festuar  ate  dite  te  mrekullueshme. “Vetëm  në  ujra  te  qeta  gjerat  reflektohen  ne  menyre  te drejtë. Vetem  ne  nje  mendje  te  qete  perceptimi  per  boten  eshte  i  drejtë”

(tregime terapeutike)                                                                                                       28/tetor/2018

 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe