Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“ Ju lutem mos mendoni për ariun e bardhë” !!
Emocionet janë forca e brëndëshme më e madhe e jona, ajo forcë që na diferencon nga makineritë dhe na lejon të ëndërrojmë, të shpresojmë, të dashurojmë. Nuk është dhe aq e thjeshtë të vendosim që të mos mendojmë apo të mos ndjejmë një emocion.
Për të realizuar një eksperiment në dukje shumë të thjeshtë psikologët e Trinity University grumbulluan një grup personash . Ishte viti 1987 : Personave të këtij grupi ju tha që nuk duhet të mendonin një ari të bardhë . Sa herë që do të mendonin do ti binin një zileje. Pas kësaj periudhe “represioni” të vetëdijshëm , studiuesit shkencor ju kërkuan personave të mendonin për çfarë të dëshironin dhe mes të tjerash dhe për një ari të bardhë. Edhe në këtë rast , kur t’ju vinte në mendje imazhi i një ariu të bardhë ata duhet ti binin një zileje.
Një grupi tjetër pjesëmarrësish ju folën për një ari të bardhë, por atyre nuk ju kërkuan që ta largonin nga mëndja këtë mendim. Eshtë shumë interesant të shohim se çfarë ndodhi : personat që duhet ta largonin nga mendja imazhin e ariut të bardhë, ishin pikërisht ata që i ranë me shume ziles sepse e menduan më shpesh se të tjerët Ariun e bardhe.
Ndodh kështu edhe me emocionet.Sa më shumë mundohemi të kontrrollojmë emocionet , aq më tepër ato na kontrrollojnë ne.. Nuk është dhe aq e thjeshtë të vendosim që të mos mendojmë apo të mos ndjejmë një emocion. Megjithatë mundemi që brënda një kohe të shkurtër ti reduktojnë emocionet e pakëndëshme, nepermjet ketyre strategjive qe njihen në psikologji . Ato jane:Fuga (arratisja) dhe të luftuarit .
Tre strategji Fuge:T’ja mbathësh, të fshihesh ndaj personave, vendeve, mjediseve që na shkaktojnë emocione negative. Të heqesh mendjen prej tyre duke u perqendruar ne mendime ose aktivitete te gezueshme.(te shohesh nje film, lexosh nje liber , të bësh pazar etj).Të mjegullosh mendjen duke perdorur ilaçe , qetësues, drogera , alkool, te flesh shume.
Katër strategji luftimi :T’i ndrydhësh mendimet . Atehere kur perpiqemi ti shtypim emocionet dhe mendimet duke i shtyrë thellë.Të diskutosh me mendimet e tua të këqija duke u munduar ti besh ato me te mira. Psh. nqse mendja të thote “je një deshtak“, i themi : “nuk është e vertete, mendo se sa shume ke arritur deri tani “.T’i dominosh mendimet dhe emocionet duke thënë : “qetësohu!“,“reago !“Te vetedetyrosh veten te ndjehesh ndryshe.
Keto strategji kerkojne shume kohe dhe energji. Ato mund te rezultojne efikase per nje kohe te shkurter. Per te reaguar ne menyre te pershtateshme ndaj emocioneve dhe mendimeve torturuese te mendjes kryesorja eshte qe ti pranojme ato. Ti pranosh do te thote te jemi te gatshem ti mirepresim dhe t’ju ” bejme nje vend” në jetën tonë. Nuk duhet detyrimisht të na pelqejne… Askush nuk e do ankthin, friken, turpin. Qellimi eshte te bejme paqe me to dhe te pranojme qe janë prezente. Nqse tmerrohemi dhe alarmohemi nga prania e tyre ; ato rikthehen akoma me më shumë intensitet . Pasi ti kemi pranuar me qetësi do të kemi më shumë mundesi të perpunojmë , trajtojmë dhe zvogelojmë intensitetin dhe efektin e tyre demtues.
(psikologjia për të gjithë) 10/maj/2017