Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kam frikë kur më përqafojnë miqtë e rremë!
Qëllon jo rrallë në jetë që të habitemi shumë nga sjelljet e njerezve qe janë pjesë e rrethit tone shoqeror dhe që i mbajme per miq te mire besnike. Në fakt, nuk jemi në gjendje t’a dallojme nje mik të rremë, deri ne momentin kur ai na demton dukshem. Ajo çfarë duket qartë eshte se sulmet pas kraheve shkaktojne nje vuajtje te madhe. Kjo vuajtje ndonjehere duket e padurueshme dhe bën qe te thyhet besimi dhe te prishet lidhja te e cila besonim 100%. Megjithëse është shumë e vështirë të mbrohemi nga hipokrizia dhe tradhëtia e atyre që i konsiderojmë miq, duhet të kujtojmë gjithnjë, se edhe pse nuk eshte flori gjithçka që shkëlqen, mund te besojmë ende te kjo botë.
Miqësia është një pasuri shumë e çmuar
Siç e dimë të gjithë, miqësia e vërtetë është një gje e rrallë që mbahet gjalle nga ndjenjat pozitive, shpresa, pritshmeritë. Ata që gjejnë një mik nuk gjejnë një thesar, por një pasuri të vërtetë. Sidoqoftë, edhe miqësitë mbarojnë (ose më mirë, marredheniet skadojnë). Ato skadojnë kur reshtim së kujdesuri për to dhe kur harrojmë vlerat që i mbështesin ato. Por më e keqja është kur tradhëtia dhe gënjeshtrat hyjnë në lojë në mes të ndeshjes të maskuara si qëllime të mira ; në kete pikë, fusha është e mbushur me hipokrizi dhe gënjeshtër. Ne keto momente, ndjejme sikur diçka thyhet brenda nesh dhe gjithe jeta jone permbyset. Keshtjella jone rrezohet dhe gjendemi perpara nje universi krejtesisht te therrmuar. Atehere behet e veshtire te rigjesh besimin te njerezimi dhe te ndjenjat e sinqerta. Mund te rezultoje e veshtire edhe te heqesh dore nga kjo miqesi qe ka qene pjese e ngushte e jona. Ne kete pike miqësitë qe na tradhtojne nuk e nderojne fjalen “mik”; ato kane qene thjesht raporte qe kishin mundesine te beheshin diçka e bukur, por qe u “kalben” ne mes te udhetimit, apo qe ne fillim te tij.
5 tipa miqsh fallco. Jane 5 profile te mundeshme te miqve fallco qe eshte mire t’i njohim per te parandaluar qe te ndikojne ne jeten tone.
1 – Ai/ajo qe do te jete gjithmone me i miri. Te kesh ambicie dhe deshira nuk eshte nje gje negative, por ka persona qe duan te ndjehen gjithmone superior. Nuk gezohen kurre per rezultatet tona. Si në rastet kur janë me mire se ne, si me keq , ata nuk te degjojne kurre se deshirojne vetem qe te tjeret t’i degjojne ata.
2 – Ai /ajo qe eshte plot me probleme. Karakterizohen nga pamundësia për t’u ndjerë me fat; jane vazhdimisht në kërkim të dhembshurisë dhe mbështetjes. Ankohen për gjithçka dhe jeta është një drame për ta. Nuk ka rëndësi per ta, nëse ne po kalojmë një periudhe të vështirë, se do perfundojme gjithmone ne duke i ngushelluar për shkak të kërkesës së dëshpëruar qe kane për fjalë inkurajuese.
3 – Ai/ajo qe iu ben gjithmone te ndjeheni keq. Këta janë njerëz që iu bëjnë të ndiheni fajtorë dhe egoistë sa herë që hapni gojën ose bëni diçka. Asgjë nga ato qe beni nuk është e drejte. Ata nuk do t’ju thone kurre se ajo qe po beni eshte e drejte, vetem nëse nuk po kërkojnë ndonje favor nga ju.
4 – Ai/ajo qe do vetem thashetheme. Thashethemet, të flasin keq për të tjerët dhe të gjykojnë çdo gjë janë pasionet e tij të mëdha. Kur je me këtë mik të rremë, e kupton se dëshiron vetëm të fuse hundët në punet tuaja .Nga ana e tij nuk ka asnjë interes të sinqertë, e kuptoni nga toni dhe insistimi i tij.
5 – Ai/ajo qe do vetem te perfitoje nga ne. Ka njerëz që përpiqen të përfitojnë nga çdo gjë, madje edhe nga fatkeqësia. Në përgjithësi, peshorja është në favor të tyre; afrohen vetëm kur janë të sigurte se mund të perfitojnë diçka nga situata.
E megjithatë ka miq të mirë.. Po, ka njerëz të mirë. As edhe njëqind tradheti nuk mund të na bindin se bota është kaq e erret.. Është e qartë se ne nuk jemi të pagabueshëm dhe nganjëherë bëjmë gabime pa dashur ti godasim pas shpine miqte tane. Dhe ne fakt bota nuk është krejtesisht e mirë apo krejtesisht e keqe, por kur na tradhetojne, protagonisti i këtij akti na duket djalli vetë. Sidoqoftë, ne duhet të përfitojmë nga këto përvoja për të mësuar se çfarë duam dhe cilet jane njerezit qe është mirë të mbajme prane..
Ka te ngjare qe sado te “mbrojtur” te jemi, mund te biem ne kurthin e raporteve negative gjate jetes. Per kete arsye, meqë dyshimet, mashtrimet dhe fallsiteti na bëjnë vetëm keq dhe na hidherojne, duhet të përpiqemi të kultivojmë sinqeritetin, ndershmërinë dhe besnikërinë. Pa mburojë, pa maska, vetem me sinqeritet.
(Ψ per te gjithe)