Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shumë sulmojnë të dobtit dhe shmangin të fortët.
“Macja kur eshte duke kapur miun është nje luan , por bëhet mi kur përleshet me panterën.” Nje thënie kjo te “Baçja (gjylystani) e luleve” e Sa’di (1210 -1291). Figurë e jashtëzakonshme ky poet Persian, i mençur , që në këtë kryeveper gërsheton rrefenja, thënie të mençura, vargje dhe reflektime të shkelqyera. Me ton të gjalle dhe të ashpër kjo shprehje i ben jehone ne menyre simbolike thenies se zakonshme “te fortë me te dobtit dhe te dobët me te fortet”. Ky eshte nje qendrim qe ne menyre te turpshme te gjithe e kemi praktikuar ndonjehere ne jete ; arrogantë dhe triumfues me te dobtit, apo me kë kemi konsideruar më inferior se ne dhe gojëkyçur e te përkulur perpara te pushteteshmve, atyre që duket se na kane ne “dorë”, apo prej te cileve presim ndonjë shperblim.
Thelle ne brendesi te çdonjerit nga ne ekziston nje forme ligesie dhe nje shtyse per te qene te dhunshem. Kjo nxitje aktivizohet me teper brenda nesh, kur shohim qe tjetri eshte i dobët. Nje tjeter moto latine thote : In praetoriis leones, in castris lepores – Ne pallat luanë, ne fushen e betejes lepuj.Tundimi i abuzimit shpesh fsheh një goxha dozë ligesie… Dhe siç eshte zakoni i postimeve ne kete faqe e permbledhim këtë koncept me rrefenjen (që jua lexojmë dhe fëmijëve) ,“Sorra dhe delja”; “Nje sorre antipatike u ul të pushonte mbi kurrizin e nje deleje. Qëndronte e kapur fort pas kurrizit te deles me kthetrat e saj te mprehta … Pas nje copë here delja e gjorë ktheu koken drejt sorres dhe i tha : “provoje nje here zotrote te pushosh ne kurrizin e ndonje ujku pa të shohim ! Duhet te falenderosh hyjnite qe nuk me dhanë dhëmbë të mprehtë dhe reflekset e ujkut.”; – por sorra iu pergjigj; E dashur, per fat une di të dalloj te fortet nga te dobtit dhe normale qe perfitoj nga kjo”…
Shumë sulmojnë të dobtit dhe shmangin të fortët…Duhet te rigjejme respektin për dinjitetin e çdo personi, pa u nisur nga fuqia apo dobësia e tij, nga statusi i tij social.. sidomos në këto kohera ku mbizoteron ligji i suksesit dhe paraqitja.
(tregime Ψ terapeutike) 15/shkurt/2019