Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Si të shmangim Efektin Diderot ?

 

Në  1765,  perandoresha e Rusise  Katerina  e  Madhe degjoi qe filozofi Denis Diderot ishte  shume  keq  financiarisht. Si  mbeshtetese  e  forte  e  artit, shkences  dhe filozofeve iluministe, vendosi  t’ia  bleje  menjehere  gjithe  biblioteken. Madje  i  kerkoi  ta  mbaje  ne  shtepine e  tij  dhe  e  pajtoi  si  bibliotekar duke  e  parapaguar per  25  vjet. Diderot, qe  kurre  nuk  kishte  patur  ndonjehere shume para, i  lejoi  vetes  nje  lluks  te  vogel. Bleu  nje  rrobdishan  te  bukur  me  shkelqim, ngjyre  te  kuqerremte. Në këtë periudhë filluan  realisht  problemet  e  tij. Kur u mësua me shkëlqimin e veshjes së tij të re, kuptoi se edhe shtëpia nuk ishte aq e bukur sa duhet, veçanërisht tani që vishte rroba luksoze. Për ta zgjidhur këtë, zëvendësoi orendite e vjetra me të reja. Vuri re se karrigia e tij ishte e vjetër dhe e zëvendësoi me një të re prej lëkure.Papritmas edhe tavolina i dukej jashtë mode, kështu qe e  hoqi dhe bleu një tjetër. Në një kohë të shkurtër, dekoroi gjithë shtëpinë, e cila tashme rrezatonte luks  dhe e  krjuar  me  shije, por përfundoi me më shumë borxhe  se më parë dhe më  i etur për të blerë  akoma  dhe  me  shume  te  mira materiale.

Pikerisht  ne  keto  kohera filozofi  francez  shkroi  nje  esse qe  e  quajti ; “Keqardhje për rrobdishanin tim të vjetër”, ku  pershkroi  kete  forme  konsumizmi  e  cila  njihet si Efekti Diderot.

Çfare eshte efekti Diderot?

Efekti Diderot bazohet ne dy fenomene te  lidhura  me  zakonet  tona  te  blerjes. – 1) Gjerat  qe  blejme  jane koherente  me  sensin  tone  te  identitetit  dhe  si  rrjedhoje plotesojne  njera – tjetren. 2)Futja e një produkti të ri që devijon nga identiteti  qe  kemi  ndertuar  tashmë mund të provokojë një spirale konsumizmi në përpjekje për të krijuar një “ego” të re kohezive.

 Të dyja idetë shpjegohen shumë mirë në esenë e Diderot. Ai shpjegoi se veshja e tij e parë ishte pjesë e identitetit të tij si shkrimtar : “Me vija të gjata të zeza,  dukej se per  çfare  me  kishte  sherbyer. Ato vija të gjata shfaqin njeriun e lexuar, shkrimtarin, punetorin. Tani unë dukem si një njeri i pasur, qe  nuk  vlej  per  asgje. Askush nuk e di kush jam.” Diderot  ishte gjithashtu i vetëdijshëm se si ajo veshje e re integrohej në një kendveshtrim  me  te  gjere :

“Veshja ime e vjetër ishte një nga rrobat që më rrethonin. Një karrige kashte, një tavolinë prej druri, një qilim nga Bergamo, një raft prej druri që mbante disa libra, ca vizatime pa korniza që vareshin nga qoshet e tapicerise […] Gjithçka i jepte formë skamjes më harmonike.

Sidoqoftë, ai pranon se kur bleu rrobdishanin e tij të ri, “nuk kishte më kordinim, nuk kishte më unitet, nuk kishte më  bukuri”, kështu qe ra në një spirale konsumizmi. Mosperputhja që ndiente kur u shkatërrua kjo harmoni e beri te rinovonte gjithe shtëpinë. Ra në një rreth vicioz të konsumit që gati e shpuri në falimentim. Megjithëse ky  ishte një rast ekstrem, askush nuk është i mbrojtur nga Efekti  Diderot dhe  mund ti  ndodhe  gjithkujt !

Gjëja më e zakonshme është se gjithçka fillon me një kaprico të shtrenjtë (një palë këpucë, një qilim, një çante ..) që stonon me pjesën tjetër të gjërave që janë bërë pjesë e identitetit tonë. Pra, ngerçi që ne përjetojmë na çon në ristrukturimin e identitetit tonë duke blerë gjëra të reja që përfaqësojnë një pamje më harmonike.Ky “udhëzues” i brendshëm mund të  çojë në një spirale shpenzimesh që mund të na dalin jashte  kontrrollit.

Si te shmangim Efektin Diderot ?

– Jini të vetëdijshëm për atë që po ju ndodh. Kur jeni duke  rënë  në  një konsum spiral, ndaloni dhe reflektoni mbi atë që po  ju  ndodh. Nuk  është  se  keni  vertete nevojë për ato gjëra, dëshira vjen nga elementi i ri që keni futur.

 – Shmangni blerjet e panevojshme. Te  behesh i vetëdijshëm për ekzistencën e Efektit  Diderot dhe ta  ndalosh atë  mund të jetë mjaft e komplikuar, prandaj është  me mirë ta shmangni  atë ! Pyesni veten nëse keni vërtetë nevojë ta blini atë produkt të ri dhe a kombinohet mirë me gjërat që keni , se  perndryshe  do t’ju shtyjë të blini gjëra të reja.

 -Blij diçka , dhuro diçka. Çdo herë që blini diçka të re, jepni diçka. Keni blerë një TV të ri? Në vend që ta  spostoni te  vjetrin në dhomën tjetër, dhuroja dikujt që i nevojitet. Kur  heq qafe gjëra, nuk krijon një lidhje të sëmurë  me  objektet dhe nuk  ke  mundesi  te identifikohesh ne  menyre  te  ekzagjeruar me to. Kjo parandalon shtimin ne  sasi  te  gjerave  dhe  si  rrjedhoje  pengohet  mbushja e  gjithe  hapesires  qe  kemi  ne  dispozicion. Sigurohuni që  keni vetëm gjërat që ju nevojiten dhe  që ju sjellin gëzim dhe lumturi.

 – Mos harroni se mallrat që zotëroni nuk ju rrisin  vleren. Lumturia nuk gjendet te sendet. Çdo gjë me të cilën identifikoheni ne  menyre  te  tepruar, vjen  nje  moment  qe  ju  ka  ne  dorë  dhe  ju  dominon. Prandaj, mbani mend se ju nuk jeni  pasuria  qe  zoteroni. Gjërat tuaja nuk përcaktojnë vlerën tuaj si person. Blini gjëra për dobinë dhe funksionin e tyre  dhe  jo  qe t’ju bëni përshtypje të tjerëve.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                         19/shkurt/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe