Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kaq shumë frikëra në jetën e njerëzve !
Të kesh frikë është njerëzore. Frika është një emocion primar i pranishëm dhe te kafshët . Eshtë fiziologjike. Eshtë si të kesh uri, etje apo gjumë. Kjo eshte frika instiktive, frika e menjëherëshme nga një rrezik i vertete dhe konkret . Ndryshe nga frika instiktive, ajo psikologjike eshte gjithmone e lidhur me diçka që mund të ndodhë, jo me diçka që po ndodh tani . Kjo lloj frike paraqitet në forma të ndryshme : shqetësim , ankth, preokupim, nervozizëm, tensionim, tmerr, fobi, etj. Ne jemi në momentin e tanishem , ndërsa mendja jone eshtë ne te ardhmen. Nqse mendja e humbet kontaktin me forcen dhe thjeshtesine qe ka e tanishmja , ky ankth do na shoqerojë vazhdimisht. Mund ti bejme ballë asaj që po ndodh tani, por nuk mund te perballojme dot diçka qe eshte vetem nje projektim i mendjes tone. Nuk mund të preokupohemi më kot për të ardhmen.
Sipas kesaj llogjike të thjeshtë mund të marim me mend se të gjithe personat qe njohim dhe takojme jetojne në një gjendje frike. Ndryshon vetem intensiteti i saj. Ai shkon nga ekstremi ankth dhe tmerr , në shqetesim i lehte dhe ndjesi e zbehte kërcenuese nga ana tjeter.
Frikërat tona mund të jene te shumta : Kemi frikë nga sëmundjet . Frikë se mos na fyejnë, frikë nga deshtimi. Frikë se mos shëndoshemi , frikë të flasim në publik , frikë nga plakja. Dikush mund të ketë frikë se mos e braktisin dhe mbetet vetëm . Kemi frikë nga errësira , nga sekretet që fshehim. Kemi frikë nga vdekja. Frikë nga turma. Ka nga ata që i kanë tmerr provimet apo detyrat e matematikës . Frikë nga fleta e bardhë. Plot të tjerë janë të terrorizuar nga minjtë , merimangat , zvarranikët . Një fëmijë frikësohet se mos “bullerat” në shkollë do ta rrahin dhe qesëndisin . Dikush ka frikë mos nuk e ka mbyllur derën e shtëpisë me çelës. Ka nga ata që kanë frikë nga lumturia, që kanë frikë nga frika.
Dhe tani që frikërat e shënuara u bënë shumë, po ju bëj vend në dy rrjeshta atyre që nuk frikësohen kurrë , trimave guximtarë që nuk patën asnjëhere frikë nga “kolltuku”, nga roli, nga pergjegjesia , nga detyra nga gënjeshtrat që prodhojnë..…Gjejeni se kush janë !
T’ia mbathësh me të katra i frikësuar kur sheh një gjarpër është mëse normale. Ta bësh këtë sa herë sheh një palë lidhëse këpucësh është tërësisht jashtë normales ; – duket e çuditeshme ? .. ndoshta qesharake ? – Aspak !..Personat që shfaqin sjellje të tilla janë duke ja mbathur nga një rrezik. Një rrezik që ne nuk e shohim. Fakti që ne nuk e shohim nuk do të thotë që nuk ekziston dhe nuk është real. Eshtë tmerrësisht real !
(psikologjia per te gjithe ) 7/ maj/ 201.