Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kaq vite punë , nuk mora asnjë faleminderit !
Në bashin e nje anije gjigande ishte nje vidë e vogël , e parendesishme, që bashkë me vida te tjera , të vogla dhe te parendesishme si ajo, mbanin te lidhura dy shufra çeliku. Gjate nje udhetimi ne mes te Oqeanit , vida e vogel vendosi te rrebelohej per ekzistencen e saj të errët dhe kurre te shperblyer (në kaq vite kurrë nuk i kishte thënë kush nje “faleminderit” per atë që bënte) dhe shpertheu : “ E vendosa !. – Do iki !“. Në qofte se iken ti do ikim edhe ne.!” – thane vidat e tjera . Dhe keshtu sapo vida filloi te levizte nga vendi, filluan te leviznin dhe te tjerat, pas çdo dallge, çdo herë e më tepër. Gozhdët qe mbanin te mberthyer derrasat e Anijes protestuan: “atehere edhe ne jemi te detyruara t’a lemë vendin tone…” “ Te lutem , qendro !”, ju lutën vidës dy shufrat e çelikut .” Ne qofte se nuk ka kush te na mbaje te lidhura bashke, për ne mer fund gjithçka ! Synimi i vidave te vogla per t’u larguar u përhap në sekondë përgjatë gjithe skafit gjigand të anijes. E gjithë ajo strukturë që sfidonte dallget me aq siguri, filloi të anohej nga njëra anë në mënyrë të rrezikshme dhe të dridhej. Te gjitha pllakat prej metali, lidhjet , direkët , vidat e gozhdët e vogla te anijes vendosen t’i dergonin nje lajm vidës ne menyre qe të hiqte dorë nga vendimi i saj : “- E gjithe anija do te shkaterrohet, do te mbytet dhe askush nga ne nuk do te mundë ta shohë atdheun”..Vida e vogel u prek në sedër nga keto fjale dhe papritmas zbuloi qe ishte shume me teper e rendesishme sesa mendonte. Atehere iu dha te gjitheve haberin e mirë se do të qëndronte në vendin e saj.
Jeta jonë ështe shume më tepër e rendesishme se sa e mendojmë. Gjithesecili prej nesh eshte i veçantë dhe i papërsëritshëm . Nuk kemi pse t’ia mbathim nga veshtirësitë, të medha apo të vogla qofshin. Eshte e rendesishme te qendrojme ne vendin tone dhe te perpiqemi të bejme sa me mire ate qe dimë, atë që duhet dhe që duam te bejme…Në punen e përditëshme del ne pah madhështia e çdo individi..
( tregime terapeutike) 13/gusht/2017