Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Krahasimet dhe zilia nuk vlejnë për asgjë !
Të gjithë ne kemi ne dispozicion te njejtin numer minutash në një orë, te njejtat sasi orësh në një ditë dhe te njejtin numer ditësh në një vit. Mund ta përdorim këtë kohë për të lënë një shenje pozitive në kete botë, ose për te lënë një ndikim negativ mbi dikë tjetër.
Te krijosh apo te shkaterrosh ? Të rritesh apo të prishesh? Të dhurosh apo të marrësh ? Miqësi apo zili ? Dashuri apo urrejtje ? Zgjedhja është e jona.
Për sa kohë që suksesi yt varet nga deshtimi i dikujt tjetër, nuk do të jesh kurrë fitimtar. Por nëse meson nga suksesi i te tjereve,atehere po qe do te jesh gjithmone fitues.
Për sa kohë që lumturia jote varet nga trishtimi i dikujt tjetër, nuk do të jesh kurre i kënaqur. Por nëse gëzohesh për lumturinë e të tjerëve, atëherë do të jesh gjithmonë i lumtur.
Nuk është e vërtetë që nuk ka vende për të gjithë dhe se mundësitë janë të kufizuara.Te kufizuara jane mendimet tona dhe sjellja e atyre qe mendojne vetem të marrin në vend që të japin.
Ndryshimin mes një personi dhe një tjetri e bën dhe mënyra si e shpenzojmë kohën.Përqëndrohuni tek vetja dhe te veprimet tuaja. Krahasimet dhe zilia nuk shërbejnë për asgjë. Mundësitë janë të shumta, mjafton të kesh mendësinë e duhur për ti shfrytëzuar.