Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Foto-ja perfekte !
Jerry Uelsmann,profesor ne universitetin e Florida-s,ne diten e pare te leksionit i ndau ne dy grupe studentet e fotografise: te gjithe ata qe ndodheshin ne anen e majte te auditorit do te ishin studentet e grupit “sasia” dhe ne fund te vitit do te vleresoheshin ekskluzivisht ne baze te sasise se fotografive qe do te benin. Diten e fundit te leksioneve do te numeroheshin dhe llogariteshin sa foto kishte derguar çdo student; 100 foto do te vleresohej me A, 90 foto me B, 80 me C, e me rradhe.
Ndryshe nga grupi i krahut te majte, studentet në të djathtë i perkisnin grupit “cilesa”.Pra do te vleresoheshin vetem mbi cilesine e shkelqyer te punes se tyre. Atyre iu mjaftonte te benin vetem nje foto, por per te mare A fotoja duhet te ishte pothuajse perfekte..
Ne perfundim te kursit profesori u befasua shumë , kur pa që fotografite me te mira i kishin realizuar studentët e grupit “sasia” .
Gjate semestrit këta studente u impenjuan dhe shkrepen fotografi pa fund, per te pare sesi ndryshonte efekti i drites,efekti i dhomes se erret …dhe mesuan shume nga gabimet e tyre. Ne proçesin per krijimin e qindra fotografive permiresuan shume aftesite e tyre. Nderkohe që grupi “cilesia” e shkoi kohen duke studiuar,menduar,reflektuar,kerkuar se kush ishte kuadrimi me i mire, më perfekti, keshtuqe ne perfundim patën shume pak gjera per ti treguar profesorit. Kishin teori pa fund mbi foton perfekte, por pa i zbatuar konkretisht ne praktike dhe si pasojë nje foto mediokre.
Morali i gjithe kesaj historie !?– Nese ke nisur nje projekt dhe i ke vene qellim vetes se duhet ta besh ne menyre perfekte ,ose te jesh absolut ; Kujdes !.. shumë lehte dhe fare pa kuptuar mund te zhytesh, ngaterrohesh e ta humbasesh fare fillin…. – Mënyra më e shpejtë për të rene nga pesha, programi më i mirë për tu bere muskuloz, ideja perfekte për te fituar miliona…jemi aq të përqendruar duke kerkuar cila eshte menyra me e mire, saqe nuk hidhemi kurre ne veprim. Siç thoshte Volteri: “Më e mira është armiku i së mirës “.
Si dilet nga ky ngërç ?
1. Perqendrohu tek perseritja dhe jo tek objektivat.
Keshilla e pare eshte : perqendrohu tek riperseritjet dhe jo tek objektivi. Bej pra ate që ben studentet e fotografise se grupit te pare: perserit shumë here veprimin qe do te shpjere ne zhvillimin e nje aftesie dhe nje produkti te mire,pa u “gënjyer” nga ideja e perfeksionit. Kur punojme vazhdimisht dhe mesojme nga gabimet tona,progresi dhe rezultatet do te jene mesiguri te shkelqyera… Mos harro qe duhet shume mundim para se te arrije suksesi.
2. Shndërroji veprimet e tua ne zakone.
Menyra e dytë eshte te transformosh sjelljet perseritese ne zakon..Te gjithe duam te bejme progres,por ka vetem nje menyre per ta arritur kete : perpiqu vazhdimisht. “Injoroje” objektivin final,vazhdo te perpiqesh dhe bëje zakon te punosh ne te njejtin orar per te realizuar ate çka deshiron. “Bërja zakon” eshte dhe pika kyçe e çeshtjes.Duhet te krijojme zakone te vlefshme; psh. – Bëje zakon te shkruash çdo dite dhjete-njezet rrjeshta, bëje zakon te lexosh çdo dite 14 – 20 faqe te nje libri , beje zakon te vraposh per X minuta ne ajer te paster etj.
Një zakon që me ka ndihmuar shumë fillimisht qe kjo faqe te rritet dhe te kete shume lexues ishte: pergatitja dhe postimi i 3 shkrimeve çdo javë…. Tashme ne faqe ka rreth 300 shkrime dhe qindra-mijra lexues.