Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Si ta kapërcejmë fundin e një dashurie ?
Në dashuri nuk ka shpjegime te vlefshme qe te funksionojne si recete per te gjithe.Çdo rast eshte unik. E rendesishme eshte te shfrytezojme çdo rast…edhe ato negative , per tu permiresuar.
Si ta kapërcejmë fundin e një dashurie ?
Përfundimi i një marrëdhënie dashurie është i vështirë, i dhimbshem, shkaterrues. E megjithatë, për të ecur përpara është e nevojshme ta harrojmë atë dashuri që na bëri të vuajmë kaq shumë.
Në momentet e para, dëshpërimi na vë poshtë, por mos u përpiqni ti shtypni emocionet tuaja.Shfryje mërzitinë,dorezohu,lëshoje veten: nuk mund ti mbyllesh hesapet me të kaluarën nëse më pare nuk përballesh me të.
1 – Çlirojeni dhimbjen tuaj …Me njerëzit e besuar. Mos bëj gjoja sikur gjithçka është në rregull, por shfaqeni vuajtjen tuaj.
2 – Lerini kujtimet tuaja mënjanë…Merrni një kuti dhe vendosni brënda gjithçka që gjeni si kujtime (mos u vini menjehere flaken ) Mos e kërkoni ish-in në mediat sociale.
3 – Bëj sporte…fizike, të rënda…Çlirojeni zemërimin dhe frustrimin, keni nevojë për adrenalinë dhe endorfinë.
4 – Tako miqtë. Për të kapërcyer deshperimin duhet të rigjeni kënaqësinë e buzëqeshjes me shtyllat mbeshtetese te jetës sonë…miqtë.
5 – Filloni diçka të re. Duhet të ndryshoni të paktën pjesërisht rutinën tuaj ditore . Bëj diçka të re, qe nuk ka asnjë lidhje me ish-partnerin. Përmirësohu !
6 – Njihuni me njerëz të rinj..“Jo plumbi del me plumb.” Mos lëndoni njerëz te tjerë, por shikoni sa shumë bukuri ka ende rreth jush.
7 – Fal ! Kjo pikë e fundit varet shumë nga mënyra se si ka përfunduar historia e dashurisë. Ideale do te ishte të marrësh përsëri kutinë e kujtimeve dhe t’i shikosh ato me buzëqeshje. Por ky fund i lumtur nuk është për të gjithë, kështuqë vuri flakën, zhduki, grisi, shkatërroji.
Gjëja që krijon më shumë dhimbje është të mos kesh patur mundesine as për te thene; “ lamtumirë mbaroi me kaq.”
Thuhet se në dashuri fiton kush ikën.Po, por në fillim. Ai që mbetet vuan, dhe mund ta kthejë dhimbjen në zemërim, dhe zemërimin në motivim. Motivim për tu rritur, përmirësuar dhe madje shkaktuar pendese ish-it .
Sepse bota u përket atyre që kanë vuajtur, që kanë shenja plagësh , por kanë ditur të forcohen prej tyre.
Në natyrë, nuk fiton më i forti , ose kush ia mbath , por kush përshtatet. Eshtë evolucion. Vuajtja seleksionon; ose të shkatërron, ose të rrit , të zhvillon.
E pra me fat kush të takon…Disa njerëz nuk e meritojnë buzëqeshjen tonë, e lëre më lotët tanë. Shpejt përpara tani se rradha është e gjatë !