Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kukulla Brigida , Elsi dhe F.Kafka.
…Nje vit para se të vdiste Franz Kafka pati një eksperience të pazakontë. Duke shëtitur në parkun Steglitz në Berlin takon një vajzë të vogël me emrin Elsi që qante e dëshpëruar sepse i kishte humbur kukulla e saj Brigida.
Kukulla Brigida është një lodër shumë e dashur për vajzën sepse është dhurata e parë që ka marë nga mamaja e saj kur ka lindur. Kafka i prekur nga ngashërimi i vajzës së vogel i premtoi që do ta ndihmonte të gjente kukullën dhe i la takim të nesërmen në të njëjtin vend.
I pazoti të gjente kukullën Kafka shkruajti një letër nga ana e kukullës për vajzën dhe e solli me vete kur u takuan..”të lutem mos qaj, unë jam nisur në një udhëtim për të parë botën dhe do të shkruaj për aventurat e mia..” – kështu fillonte letra.
Kur Kafka dhe vajza e vogël u takuan, ai i lexoi letrën në të cilën përshkruheshin me shumë hollësi aventurat imagjinare të kukullës së saj të dashur. Vajza u ndie e lehtësuar dhe kur takimet e tyre mbërriten në fund, Kafka i dhuroi një kukull tjetër. Ajo sigurisht që ishte ndryshe nga kukulla që kishte patur..(në një nga letrat që i kishte shkruajtur vajzës kukulla i tregonte: – “udhëtimet më kanë ndryshuar”..)
Shumë vite më pas , vajza tashmë e rritur gjeti një letër të fshehur brënda te kukulla që i kishte dhuruar Kafka. Me fjalë të përmbledhura letra thoshte: “çdo gjë që ti do, është shumë e mundur që ta humbasësh, por në fund të fundit dashuria për të do të shndërrohet në një tjetër formë.
Një histori e mrekullueshme takimi mes botës së një të rrituri dhe të një femije. Magjepëse mënyra se si Franz Kafka arrin të ngushëllojë vajzën e vogël. Kafka me fantazinë e tij ekstreme dhe ndjeshmerinë e thellë bën ti kthehet buzëqeshja vogëlushes Elsi.
(tregime terapeutike)