Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sindroma e RAPUNZEL – it . TRICOFAGIA
Të gjithë e njohin historinë e Rapunzel – it , me famë për flokët e saj të gjatë dhe të dendur. Që prej pak vjetësh e këtej me këtë emër njihet një sindrome sa e çuditëshme por dhe aq e përhapur: SINDROMA RAPUNZEL. Kjo sindrome për botën e shkencës njihet si Tricofagia. Ky çrregullim është shfaqur në literaturë në vitin 1889, por vetëm në 1987 u konsiderua nga psikologjia si një çrregullim.
Tricofagia ështe shpesh e lidhur me tricotilomania , nje çrregullim kompulsiv që i shtyn personat të tërheqin flokët e tyre aq fort (duke arritur deri në shkulje me tufa dhe formim në kokë i kurorave boshe pa flokë ) . Në përgjithësi personat me trikotilomani mund të zhvillojnë sjelljen kompulsive te ngrënies se flokëve. Pasi i kanë shkulur flokët ose dhe më parë i fusin në gojë, luajnë me to i lëpijnë derisa i gëlltisin.
Simptomat dhe trajtimi i sindromes Rapunzel.
Dhimbje barku, të pështjella, humbje oreksi, të vjella, humbje në peshë, gjakrrjedhje ose perforacion (çpim intestinal (zorrëve), janë disa nga pasojat e ketij çrregullimi. Në rastet më të rënda , sasia e flokëve të gëlltitur grumbullohet me ushqimin dhe mund të formojë një top që sjell pasoja të rënda dhe ndoshta nevojën për ndërhyrje kirurgjikale..
Një trajtim efikas për sindromen e Rapunzel , është trajtimi psikologjik me terapinë strategjike të shkurtër, e cila nëpërmjet një protokolli ndërhyrës preçis, vendos objektivin e ndërprerjes së dinamikave që kontribuojnë në transformimin e problemit në një kompulsion të bazuar mbi kënaqësinë.
Një tjetër terapi është ajo konjitivo – komportamentale. Gjatë trajtimit konjitivo – komportamental përfshihen aspekte të ndryshme të përqasjes që janë: Konjitive, Ambientale, Komportamentale (sjellore), Sensoriale dhe Emocionale.
Terapia farmakologjike nuk përdoret pothuajse asnjeherë për kurimin e këtij çrregullimi përveç rasteve ekstremisht të rënda dhe te pacientët në moshë të rritur.
Për sa kohë sjellja me flokët është një rrotullim herë pas here i “bishtalecit ”, prekje e vazhdueshme e nje tufe flokësh , disa fijeve , e fundit të një gërsheti që nuk zgjasin në kohë dhe qe nuk sjellin rënie dhe dëmtime të dukshme , nuk është rasti të shqetësohemi pa vend. Në të kundërt duhet të drejtohemi për një konsultë me psikologun.