Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“ Të qëllosh me patate ”
Sulmi i Pearl Harbour mbahet mend si një disfatë e madhe e flotës amerikane, pasi brënda një kohe rekord avionët japonez e shkatërruan atë plotësisht. Pati shumë viktima por dhe të mbijetuar.Të mbijetuarit pësuan trauma të forta dhe u analizuan nga studiues të shumtë , të cilët vunë re diçka që ngjalli kuriozitet. Disa prej tyre nuk arrinin të bënin një jetë “normale”, ndërkohë që të tjerë arritën që t’a mernin veten shpejt nga trauma që kishin pësuar.
Dedikimi ndaj këtij studimi nxorri në pah se shumë nga të rinjtë që po i ktheheshin shpejt normalitetit ishin ushtarët që kishin punuar në kuzhinë. Gjatë sulmit edhe pse të kapur në befasi ata arritën të hypin në bashin e anijes dhe provuan të reagojnë ndaj sulmit me çfarë iu gjëndej rrotull. Kishin marë me vete thasët me patate dhe filluan të gjuanin kundër avionëve të armikut.
Kuptohet që nuk arritën të rrëzojnë asnjërin prej tyre, por të paktën patën mundësinë të reagojnë me veprime kundrejt një sulmi që të tjerët e përjetuan në mënyrë tërësisht pasive. Ata patën mundësinë të bëjnë diçka (që edhe pse duket budallallëk me okë ) iu ofroi një mundësi përjetimi ndryshe nga ajo e të ndënjurit “duarlidhur” pa bërë asgjë kundrejt një agresioni padyshim tejet traumatik. Eshtë përjetimi i një padrejtësie dhe pafuqia për të reaguar me të cilën duhet të punojmë dhe të përballemi në mënyrë që t’i japim një domethënie dhe t’a bëjmë më të suportueshme situatën …
(psikologjia për të gjithë) Tiranë/Korrik/2016