Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mënyra si MENDONI mund t’ju SEMURE ose t’ju SHEROJE.
Burri i një zonje të nderuar që po kuroj është një biznesmen i famshëm në qytet; goxha burrë! – Sa binte nata shkonte dhe shponte gomat e makinave. E shoqja nga dëshpërimi u sëmur nga tuberkulozi : – unë e quaj këtë dëmtim biologjik primar ; – kështu e fillon intervistën me historitë e pacientëve të tij Dr.Soresi.
Ja rasti i dytë : Një fermer 60 – vjeç me melanoma dhe metastaza takon dikur Nënë Terezën dhe mer prej saj një si hajmali të shenjtë dhe shërohet. Këtë unë e quaj shok karizmatik – thotë profesori.
Po kështu një “colf” (punëtore shtëpie) 55 vjeçe shumë tradicionale. Kurrë asnjë ditë e sëmurë në jetën e saj. E bija i thotë: – “do iki në Angli të punojë si kamariere “. Stres për 10 ditë rrjesht dhe një enjtje te madhe te gjurit. Radiografia i nxjerr në pah një artrozë te fibias ; nuk i ishte aktivizuar kurrë, por në momentin e “shqetësimit mendor” i shpërtheu… ju desh patjetër një ndërhyrje kirurgjikale.
Epiqëndra e të gjitha sëmundjeve është truri. Aty në encefal duket se është fitili që ndez dhe fik patologjitë jo vetëm psiqike por edhe fizike. Në këtë përfundim arriti me intuitë dhe Antifonte, kundërshtari i Sokratit në shekullin e V para Krishtit : “në të gjithë njerëzit është mëndja që e udhëheq trupin drejt shëndetit ose sëmundjes , ashtu sikundër gjithçkaje tjetër”. Profesor E. Soresi arriti në këtë përfundim pasi pa njerëz që sëmureshin apo shëroheshin vetëm me forcën e mendimit.
Ja t’ju tregoj një tjetër rast : ”kisha një pacient me azëm , shumë obsesiv kur më tregonte simptomat. Unë i shtoja mjekimin gjatë kurës , ai përkeqësohej. Kthehet pas 3 muajsh dhe më thotë : – u shërova ! Shiko , i them mos neglizho se nga azma nuk shërohesh…”jo. jo..përgjigjet ai,” kisha syrin e keq doktor dhe një plakë këtu në fshat ma hoqi duke më futur ca nuska në dyshek”. – Do të dërgoj unë te një ekspert për syrin e keq, i thashë dhe arrita ta dërgoja te një koleg Psikiatër. Më konfirmoi se pacienti ishte në delir të plotë psikotik.Konkluzioni : – si delirant funksiononte mirë, si “gjoja normal” i kthehej azma. Ky është efekti placebo i nuskave i krahasueshëm me atë të “gjoja ilaçeve”. Efekti placebo arrin të përgjigjet deri në 60% në zhdukjen e simptomave, por ne mjekët nuk mund t’a shfrytëzojmë sepse do të ishte një mashtrim.
Por ekziston dhe efekti “nocebo”; – ja ta thjeshtësoj me një shembull : “grua me një nivel të lartë kulturor, duhanxheshë e thekur. I shoqi sipërmarrës dhe vëllai i një politikani me influence e tradhëtonte fare hapur me një vajzë të re. Kur i thashë që kishte një tumor pulmonar më shtangu. “ Nuk më intereson . E rëndësishme është që t’ia thuash tim shoqi.”– gjë që e bëra dhe madje në mënyrë shumë teatrale. Ai shpërtheu në ngashërima, ajo u kënaq pa masë dhe shpalosi një fytyrë ngazëlluese triumfatore. Eshtë evidente që dy vjet stres i mpreht kishin provokuar te gruaja një ulje të forcave imunitare. Të paktën vdiq e lumtur 6 muaj më vonë.
A doni një shembull tjetër ? – Një mikeshë shumë e dashur për mua me bronkoekstazi bilaterale. Antibiotike pa fund. Cili ishte shkaktari? Nuk shkont mire me të shoqin. Përreth 2 vjet nuk e takova. E kërkoj në telefon : – Enzo, jam divorcuar, shkoj në kishë çdo mëngjes, jam mirë fare. Stabilizimi i aksit psikologjik bëri të mundur që ti rikthehe shëndeti….
A e njohim mirë trurin Doktor ? – Jooo ! Në planin biologjik njohim rreth 70 %. Por mbi psiqikën…mbi të pavetëdijshmen ??.. ah, këtu shpaloset një botë e tërë. Llogarit që çdo vit publikohen rreth 25.000 artikuj shkencor të neurobiologjisë…
Dr.Enzo Soresi.( Anatomopatholog, Ftiziolog, Onkolog, Shkrimtar) tregon kështu për persona të “vrarë” nga stresi ose të shpëtuar nga “shoku” karizmatik i besimit.