Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur kemi një qëllim në jetë .

I  pyetën  tre  muratorë ; – Çfarë  po  ndërtoni ? –  muratori  i  parë  u  pergjigj; – po  ndertoj  nje  mur. I  dyti  u  pergjigj ; – po  ndertoj  nje  kishë. Ndersa  i  treti  tha; – Po  ndertoj  shtepine  e  Zotit. Muratori  i  pare  ka  nje  zanat, i  dyti  nje  karriere , i  treti  nje  vokacion. Kjo  rrefenje  eshte  shume  interesante  sepse  muratoret  po  bejne  te  njejten  gje , por  perqasja  me  te  cilen  po  e  bejne  eshte  krejtesisht  e  ndryshme. Çdonjeri  nga  ne  perjeton  nje  eksperience  subjektive  qe  mund  ti  përafrohet  njeres  prej  atyre  te  muratoreve. Ka  nga  ata  qe  e  konsiderojne  punen  qe  bejne  si  nje  domosdodhmeri  jetike , ashtu  si  gjumi  apo  frymemarrja. Ky  eshte  vizioni  me  i  shpeshte  qe  haset  tek  njerezit  dhe  ne  kete  rast  flasim  per  nje  zanat  te  mirefillte. Disa  te  tjere  i  përqasen  punes  si  te  ishte  nje  hap  i  vogel  qe  ngjit  nje  pale  shkalle  që  do  ta  çojnë  gjithmone  e  me  lart. Ne  kete  rast  shpaloset  vizioni  i  karrieres. Ne  fund  eshte  nje  minorance  qe  e   sheh  punen  si  nje  mision. Kjo  minorance  eshte  e  pushtuar  nga  nje  vokacion (thirrje  e  brendeshme  inspiruese) dhe  e  sheh  punen  si  nje  nga  gjerat  me  te  rendesishme  te  jetes. Atehere ! – nuk  eshte  aspak  gabim  te  mos  kemi  ambicie  te  tjera  personale  perveçse  te  punojme  ndershmerisht  dhe  te  fitojme  para  per  te  jetuar , por   ne  fakt  pjesa  me  e  madhe  e  jona   deshiron  shume  me  teper.

Ata  pak  fatlum  qe  e  jetojne  punen  e  tyre  si  nje  vokacion, jetojnë  nje  jete  plote  me  kenaqesi  dhe  permbushese. Mund  te  duket  e  çuditeshme  por   ndryshe  nga  ç’mendohet, çfaredolloj  pune  mund  te  behet  nje  vokacion, sepse  gjithçka  qendron  jo  te  tipologjia  e  nje  pune  specifike, por  ne  menyren  si  ne  e  perjetojme. –  Je  duke  e  vendosur  tullen  sepse  je  i  detyruar , po  e  vendos   sepse  mendon  qe  eshte  nje  shkalle  qe  do  te  vleje  te  ngjitesh  brenda  shoqerise , apo  sepse  të  vë  në  kontakt  me  diçka  më  të  madhe  se  ty !? Vokacioni  nuk  ka  asgje  magjike , nuk  eshte  diçka  qe   nderkohe  qe  je  duke  ecur  nje   ditë  ne  rruge  mberrin  dhe  futet  ne  trupin  tend. Nuk  eshte  as  diçka  e  gateshme  qe  ti  duhet  ta  kerkosh  per  ta  gjetur. Eshte  diçka  shume  më  dinamike, sepse  në   çfaredolloj  pune  qe  ben, nga  drejtor  i  pergjithshem  tek  punetor  i  thjeshte   mund  të  “rremosh”  vazhdimisht   brenda  saj  dhe  te  gjesh  menyra  qe  te  vendosin  ne  kontakt  me  te  tjeret  apo  me  qellime   superiore. Mund  te  perpiqesh  te  gjesh  sesi  te   hyje  ne  nje  kontekst  me  te  zgjeruar  aktiviteti  qe  praktikon. Mund  ta  pyesesh  veten  sesi  puna  qe  ben  mundet  te  te  ndihmoje  te  shprehesh  vlerat  e  tua  me  te  thella. Duhet  te  gjejme  kohen  per  te  reflektuar  mbi  dobine  shoqerore  qe  sjell  puna  jonë. Duhet  te  kerkojme   menyren  si  ta  bejme  sa  me  koherente  me  vlerat  tona  thelbesore. Duhet  te  ndjekim  modele  njerezish   qe  na  inspirojne  te  jemi  persona  me  te  mire. Duhet  te  mesojme  te  kultivojme  sensin  e  nje  qellimi  ne  jete  dhe  nuk  eshte  asnjëhere  shume  vone  per  te  filluar.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                                 4/tetor/2018

 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe