Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sjellje që na ndajnë më shumë sesa një oqean i ftohtë.
Ka sjellje qe na largojne me shume se mijra kilometra,me shume sesa nje oqean i ftohtë. Kot që po bertet sepse këmbët e mia janë “shurdhe” dhe sado që ta ngresh zerin nuk do të të binden. Une ndjek rrugen time dhe ndonjehere mund te gaboj, por edhe pse ulerimat e tua jane te forta, nuk do arrish ti ngadalesosh hapat e mi…do tregosh vetem mungese edukate. E gjitha kjo e thene ndryshe; te ngresh zerin nuk do te jape kush te drejte, madje do kesh vetem keqkuptime dhe do humbesh respektin tim. Thuhet qe fjalet jane mjeti kryesor i komunikimit, por thuhet (dhe mos e harro kurre) edhe qe sa me shume e ngre zerin, aq me shume e humbasin vleren. Bertasim sepse eshte nje menyre e thjeshte per te terhequr vemendjen, por ne realitet tregojme vetem qe jemi te paafte te komunikojme vertete.
Per t’u marre vesh me njeri -tjetrin vlejne me shumë nje “faleminderit”, nje “te lutem”, nje diskutim domethenes sesa ulerima qe ja “mbyllin gojën” çdo lloj arsyetimi. Mos bertit: tregome, degjome, ki durim dhe me ndihmo te mesoj nga gabimet e mia. Duhet te mesojme te gjithe me njeri – tjterin të mos na mare perpara vrrulli i rrjedhes se ulerimave , si te ishim ujqer. Nuk jemi si kafshet, jemi krijesa racionale.
Ata qe bertasin po kerkojne te na sulmojne me armen e tyre te luftes; fjalen.
Mos bertit, mos me sulmo, mos i perdor fjalet pa i peshuar. Ji i vetedijshem qe fjalet nqse nuk filtrohen nga arsyeja, mund te helmojne gjithe marredhenien. Ki kurajon dhe fol. Ki parasysh se nqse bertet nuk do gjejme dot nje pike te perbashket, sepse une nuk bie pre e lojes tende. Mos u mundo te me trembesh me te bertitura, sepse nuk do te degjoj.Do ja mbath nga ulerimat e tua si te mos jesh duke folur me mua, sepse nqse do te me flasesh, fillimisht duhet te me respektosh. Çelesi i respektit eshte aftesia per te degjuar dhe pranuar qe jo te gjithe njerezit jane ne nje mendje me ty….Dhe ne disa raste, e para qe nuk e mendon njesoj si ty jam une.
Nuk ka menyre me te mire per ta respektuar veten sesa te injorosh ata qe nuk te respektojne. Nqse dikush kerkon vemendjen tende duhet ta meritoje, mos ja dhuro ulerimave te nje personi çfardo !.
Nëse nuk di te komunikosh, nese ndjen qe je i frustruar dhe se inati te pushton para se te kesh reflektuar mbi çfare do te thuash, vere veten ne vendin tim.Ndoshta keshtu do te me kuptosh dhe nuk do bertasesh. Nqse nuk di si t’ja besh, te jap une nje keshille: dramat, emertimet, sharjet, frazat e gateshme ;”do behet si them une” dhe “une kam gjithmone te drejte” nuk jane aspak te mira per nje marrdhenie. Dhe nuk te ndihmon as te besh sikur çdo gje shkon vaj dhe pastaj te fillosh e te ankohesh per çdo gje qe te shqeteson. Mos prit me dite te tera dhe pastaj te bertasesh . Flasim tani, me meso, ndaj me mua çdo gje qe te ka shqetesuar, sepse keshtu mund te kuptojme sebashku nese ka nje zgjidhje problem yne… i yni sepse eshte i te dyve. Nëse jemi në udhëkryq, do të ishte më mirë që secili të marre rrugën e vet, në vend që të përdore britmat për të shprehur dhimbjen . Mos bërtit sepse keshtu nuk do të mësojmë asgjë. Mos më bërtisni nëse më çmoni ose më doni.
Nqse do te me mesosh diçka, ji nje shembull per mua.Mos me trego se çfare ben per mua, mos bej viktimen apo rolin e atij qe vuan per mua. Ji nje shembull jo nje provokator. Nëse kërkoni diçka, është më mirë që të jetë diçka që bëni vetë dhe ta kërkoni atë në një mënyrë të sjellshme. Kujtoni se merr ai qe pranon te jape, jo ai qe pretendon pa demostruar asgje. Kujtoni se të gjithë gabojmë, se nuk jemi të përsosur …por që gjithashtu mund të mësojmë, kuptojmë dhe ndërtojmë diçka rreth nesh. Më fol per frikerat e tua , hapma zemrën tende, më lejoni t’ju kuptoj, ne menyre qe te mund të zëvendësojmë britmat me; “ju lutem”.
Le te mësojmë së bashku, le ta njohim njëri – tjetrin, mos përpiqemi të ndryshojmë njëri – tjetrin: përpiqemi të jemi keta qe jemi, por në një mënyrë më të sjellshme. Mos bërtisni kur nuk ju pëlqen ajo që bëj, sepse nëse më doni duhet të me pranoni kjo që jam. Mos u mundoni të më ndryshoni duke bërtitur, sepse vetem do te më lëndoni. Mos me bërtisni, sepse këmbët e mia janë të shurdhëta … dhe sado që mund ta ngrini zërin, nuk vendosni dot se nga do të shkojnë….
(psikologjia per te gjithe) 17/tetor/2018