Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur mendojmë se gjithçka po shkon keq !

to  jane  disa  mesazhe  te  thjeshta  qe  ndoshta  nuk  duhen  nderlikuar  me   teorite  e  studiuesve  te  mendjes  dhe  sjelljes. Megjithatë  kjo  teori  psikologjike  është  deri  diku  sempliciste *  dhe  si  e  tillë  përpunohet  lehtë  dhe  nuk  rrezikon  të  ndërlikojë  më  kot  mesazhin  e  vërtetë   të  këtij  shkrimi.

 Përdoret  në  këshillimin  psikologjik  dhe  quhet “riformulim” apo “reframing“. Ka  si  qëllim  të  realizojë  krahasimin  midis  situatave  dhe  konteksteve  të  ndryshme.  Psh:  nqse  krahasojmë  humbjen  e  punës  me  situata  te  tjera  me  pak  te  rendesishme  qe  mund  të  jenë : humbja  e  trenit   ose  të  harrojmë  të  shkojmë  në  një  takim . Në  këtë  pikë  humbja  e  vendit  të  punes  mer  një  rëndesi  të  ekzagjeruar. Në  të  kundërt  nqse  e  krahasojme  me  situata  me  te  rënda  si  humbja  e  shëndetit , apo  e  nje  personi  të  dashur , atehere  rendesia  e  saj  eshte  minimale.  Por  shembulli  më  i  mire  i  kësaj  praktike  janë  këto  mesazhe  të  thjeshta ….

  • Gjithë  ajo  lodhje  e  madhe  pas  një  dite  pune , do  të  thotë  që…..E  kam  një  punë.
  • Fëmijët  që  shpesh  here  nuk  bëjnë  asgjë  nga  ato  çfarë  ju  themi;  nuk  pastrojnë  dhomën  e  tyre dhe  janë  gjithe  kohes  para  televizorit , do  të  thotë  që…I  kemi   në  shtëpi.
  • Gjithë  ato  gjera  qe  kam  per  te  pastruar  pas  nje  feste  ne  shtepi , do  te  thote  qe… Ishim  të  rrethuar  me  të  afërm  dhe  miq !
  • Rrobat  me   rrinë  te  ngushta , do  te  thote  qe……  kam  per  te  ngrënë  me  bollëk !
  •  Lodhja  që  kam  kur  pastroj  shtepine, do  te  thote  qe …Kam  nje  shtepi !
  • Kritikat (pa  fund)  qe  degjoj  per  qeverine , do  te  thote  qe…  Kam  lirine  per  te  shprehur  mendimin  tim !
  • Nuk  gjej  dot  parkim, do  të  thotë  që…. E  kam  një  makinë !
  • Zhurmat  e  qytetit ,do  te  thote  qe… Mundem  të  dëgjoj.
  • Zilja  që  më  zgjon  çdo  mëngjes , do  të  thotë  që…Jam  gjallë !
  • Dhe  në  fund, gjithë  ato  mesazhe (bezdisëse) qe  mar, do  te  thote  që…kam  miq  që  kujtohen  për  mua !

Atehere  kur  mendojme  se  ne  jete  po  na  shkon   gjithçka  shumë  keq, kthehemi  dhe  lexojmë  këtë mesazh  dhe  e  pasurojmë  listën  me  te  tjera  që  mund  të  jenë  akoma  dhe  më  origjinale  .

(*Sempliciste  nuk  nënkupton  minimizimin  e  teorisë .”Reframing” është  shembulli  më  i  prekshem  (pozitiv) që  rrjedh  nga  Ligji  i  Kontrastit  Perceptiv. Ky  Ligj  është  shumë  i  përhapur  në  fushën  e  Marketingut  dhe  shpesh  shfrytëzohet  për  të  manipuluar  rritjet  e  shitjeve.)

(psikologjia për të gjithë)

2/prill/2017

 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe