Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kur përdorim nje llogjikë të saktë, por arrijmë në një përfundim të gabuar.
Disa vjet më parë në Amerikë është folur për një burrë i cili kishte një frikë të jashtëzakonshme të fluturonte me avion. Kjo frikë e madhe gati gati e kthyer në obsesion i vinte pasi ai mendonte se në avionin e tij mund të vinin një bombë. (eshte periudha e atentateve terroriste ne avion).Nderkohe qe ky person kishte nje deshire dhe pasion te jashtezakonshem per qytetet e Evropës që nuk mund ti vizitonte per shkak te kesaj frike te pakontrrollueshme. Pas shume mendimesh, ky njeri i apasionuar pas perllogaritjeve mbi probabilitetin do te kuptoje me mire se sa mundesi ka realisht qe te vendosin nje bombe ne avionin e tij.
– Filloi te telefonoje agjensite e udhetimeve duke shpresuar se kane informacion dhe pyeti : Me falni;- a mund te me thoni sa probabilitet ka qe une te gjej nje bombe ne fluturimin New York – Paris ?- ashtu siç mund t’a merni me mend, pjesa me e madhe e agjenteve i keputen nje : a ç’na çan koken me keto budallalleqe ! ..derisa rastesisht, siç e do fati , hasi nje agjent udhetimi te apasionuar pas koeficientit te probabilitetit qe iu pergjigj menjehere; – nje mundesi ne njeqindmije. Pas kesaj pergjigjeje burri u mendua pak dhe e pyeti serish; – me lejo te pyes , – po te gjej dy bomba njekohesisht ne te njejtin avion çfarë probabiliteti mund te kete ? – Agjenti nga ana tjeter e telefonit iu pergjigj : – Degjo se nevojitet nje perllogaritje matematikore e mirefillte , keshtuqë më telefono pas nje gjysem ore pasi t’a kem llogaritur ! – Ekzaktesisht pas gjysem ore burri telefoni dhe tjetri iu pergjigj : atehere, pasi bera perllogaritjen matematikore me formule probabiliteti del nje ne 100.000.000 mundësia te gjesh 2 bomba ne të njejtin avion. – Mire atehere u pergjigj burri, po prenotoj fluturimin per javen tjeter nga New York – u ne Paris….
Ky person u arrestua ne check – in . Kishte nje bombe ne çante dhe pretendonte se po vepronte per te miren e te gjitheve sepse keshtu ulte shume probabilitetin qe te gjente nje bombe tjeter ne avion.
Ky tregim apo kjo ngjarje e çuditeshme sjell ne menyre te qarte konceptin baze, tashme te njohur per filozofin Locke i cili theksonte se në realitet, ne mbajme per te “çmendur “ ata qe nisur nga nje parashikim i gabuar dhe duke perdorur nje llogjike korrekte e rigoroze, mberrijne ne konkluzione te gabuara”.
Perveç ketij koncepti baze, kjo histori eshte perdorur gjithashtu si nje metaforë per te kuptuar më shumë rreth teorive që përdor psikoterapia e shkurtër strategjike e cila konsideron te rendesishme “perpjekjet qe bejme per te zgjidhur ngërçin “….me fjale te tjera nqse kur dalim ne nje shesh me njerez kemi ankth dhe na zë paniku dhe per te dale nga kjo situate ne zgjedhim te qendrojme ne shtepi ,pra e evitojme daljen , atehere eshte pikerisht shmangia e situatave që e mban “psikopatologjine” ende në kembe.
(psikologjia Jo per te gjithe)