Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kurseja botës gjykimet e tua !
Kjo është një fabul e bukur rreth ”zhurmusëve”; atij grupi thashethemexhinjsh, gjykuesish dhe paragjykuesish qe shume shpesh “helmojnë” mendjen tone . Nuk bëjmë keq t’jua lexojmë dhe te vegjelve sepse mund te jete nje mësim i mire per te reflektuar.
Nje dite bretkosat po mernin pjese ne nje gare : Duhej të ngjiteshin deri ne majen e nje kulle shume te larte . Me kete rast , u mblodhen një turmë e madhe ; bretkosash, salamandrash dhe madje edhe insektet e pellgut ishin grumbulluar rreth e rrotull kullës për të ndjekur ”shfaqjen”.
Gara filloi dhe turma, e cila mendonte se ngjitja ishte e pamundur, nisi të thërrasë: “Nuk kane per t’ja dalë dot”, “është e pamundur për një bretkocë“, – “me mire të heqin dorë”, – “duhet të terhiqen”, – “ kot po përpiqen “…Bretkosat, duke dëgjuar këto komente, u demoralizuan shumë dhe disa prej tyre vendosën të hiqnin dorë para se të fillonin garën , ndërsa, disa të tjera vazhduan te ngjiteshin në muret e kullës.
Ndërkohë, thashethemet nga turma vazhdonin : – “Bretkosat e gjora , sa shume po mundohen ! -Kurrë nuk do arrijnë në krye “. – “Do ngordhin nga lodhja para se të arrijne deri ne majë…”Dhe kështu, njëra pas tjetrës, bretkosat hoqen dorë: – u hodhën poshtë nga kulla duke u kthyer në shtëpi me hubje. Vetëm njëra prej tyre vazhdoi ngjitjen derisa arriti ne majë të kullës , duke fituar keshtu garën. Turma donte të dinte se si kishte mundur kjo bretkose e vogel te realizonte një ngjitje kaq të vështirë. U afruan prane saj e rrethuan dhe i bene qindra pyetje, por kuptuan se bretkosa ishte e shurdhër dhe nuk mund të dëgjonte as edhe një fjalë nga ato që i thoshin.
Kjo rrefenjë e shkurtër na kujton një frazë të fameshme te Albert Einstein: “Kushdo që thotë se është e pamundur, nuk duhet t’a shqetësojë atë që po mundohet t’a realizojë “. Historia e bretkosave ka shumë për të na mësuar ; si atij që mundet të realizojë diçka të madhe dhe atij që mund t’ia kurseje botës gjykimet e tij..
(tregime Ψ terapeutike) 11/shkurt/2019