Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kush jam unë ?
Kush jam unë ? – e pyeti nje djale i ri udhëheqësin e tij shpirtëror . “Ti je ajo çka mendon “, iu pergjigj i moshuari ..” Ja po ta shpjegoj me nje rrëfim të vogël “.
“ Nje ditë , përtej mureve të një qyteti , larg ne horizont gjatë perëndimit dukeshin dy persona duke u përqafuar. “Janë një baba dhe një mama”, mendoi nje vajze e vogel e çiltër. “Janë dy miq qe takohen pas shume vitesh “, mendoi nje burre i vetmuar. “ Janë dy tregetare qe sapo kanë mbyllur nje Pazar mes tyre “ , mendoi një burrë i etur per para. “ Eshte një baba që po takon të birin që kthehet nga lufta “, mendoi një grua zemermirë. “ Eshtë një vajzë që po përqafon të jatin që kthehet nga një udhëtim i largët “, mendoi një baba i hidhëruar nga humbja e të bijës. “ Janë dy të dashuruar “ , mendoi një vajzë e re që enderronte për dashurinë. “ Janë dy burra që po vriten deri në pikën e fundit të gjakut , mendoi një burrë gjakatar . “ Sa bukur të shohësh dy persona që përqafohen “, mendoi njeriu i paqtë e shpirtgjerë i perëndisë “. Çdo mendim , përfundoi plaku i mënçur , i tregon vetes tënde se kush je në të vërtetë !.“
Shumë njerëz , pretendojnë se mendojnë , por në realitet , janë vetëm duke riorganizuar paragjykimet e tyre .
(tregime terapeutike) 9 / Maj/ 2017.