Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kush shkruan për FEMIJET sa për të thënë , harxhon kohën kot !
Ka 500 arsye që më kanë shtyrë të shkruaj për fëmijë , por për të kursyer kohë do të them vetëm dhjetë prej tyre. Kështu e filloi Isaac B. Singer diskutimin e falenderimit në ceremoninë e çmimit Nobel në vitin 1978 .
E para është se fëmijët lexojnë libra dhe jo reçensione. Nuk ju bëhet vonë për kritikët.
E dyta është se fëmijët nuk lexojnë për të zbuluar identitetin e tyre.
E treta , nuk lexojnë për tu çliruar nga ndonjë ndjenjë faji.
E katërta nuk dinë se për çfarë ju hyn në punë psikologjia.
E pesta , e urrejnë sociologjinë.
E gjashta , nuk mundohen të kuptojnë KAFKEN.
E shtata , besojnë ende në Zot, në pastërtinë shpirtërore , në shenjat e pikësimit dhe në gjëra të tjera antike.
E teta , duan histori interesante.
E nënta , kur një libër është i mërzitshëm ju hapet goja pa u sikletosur dhe pa u turpëruar e frikësuar nga autoritetet.
E dhjeta , nuk presin që shkrimtari i tyre i preferuar të shpëtojë njerëzimin . Edhe pse të vegjël e dinë që ata nuk janë të zotët për ta realizuar këtë. Vetëm të rriturit kanë iluzione fëminore të këtij lloji “.
…dhe e njëmbëdhjeta ( këshillë jo e I. Singer kjo ) : mos e varfëroni “ prozën “ duke menduar se fëmijët nuk i kuptojnë dot fjalët. Ata i duan fjalët që me zor i kuptojnë, mjaft që të jenë të thëna në një kontekst që tërheq vemëndjen e tyre…
21/shtator/2016