Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Lëvdata dhe qortime miqësisë !
Fjalën Miqësi fjalori e pershkruan keshtu: “Ndjesi e forte afekti mes dy ose më shumë personave.” Po ti drejtohemi Wikipedia – s koncepti i miqësisë është : Raport i barabarte , i bazuar në respekt , vlerësim dhe disponibilitet reciprok”. Ne sferen mistike gjejme Gjonin që në Ungjill shkruan : “Nuk ekziston dashuri me e madhe se kjo ; të japesh jeten per miqte e tu !”. Dhe ne fund eshte nje kenge legjendë ku R. Cocciante per nje mik më shumë do shkonte ne kembe deri ne Bolonje, do bente ca dite burg dhe do ia linte madje edhe te dashuren ! Por Cocciante eshte nje rast klinik.
Me siguri çdonjeri/a nga ne ka shoke te ngushte qe nga femijeria me te cilet ka bere prapesira te paharrueshme . Jane ato miqesite qe na shoqerojne gjithe jeten. Edhe pse kemi kohe qe nuk i takojme, kujtimet e kesaj miqesie mbeten te paprekshme, mjafton nje takim i rastesishem dhe perjetohen e rikujtohen te gjitha bëmat .
Njohje kemi me bollëk, madje sot mund te flasim pa hezitim per qindra kontakte ne rrjete sociale te ndryshme, por miqte e vertete numerohen me gishtat e dores. Si çdo ndjenjë që respektohet dhe miqesia si dashuria nuk eshte e lehte te ruhet. Duhet shume durim dhe kuptueshmeri dhe mbi te gjitha nevojitet virtyti i rralle te mos gjykosh tjetrin ne tërësi, pra të respektosh karakteret e ndryshme, ambicien, reagimet dhe drejtimin e tij. – “po i gjykove njerezit, nuk ke kohe ti duash”, thoshte dhe Nënë Tereza… dhe nuk eshte e thene tek e fundit qe nje shoqe duhet te jete si ne apo si e imagjinojme ne. Në mjaft raste eshte krejt e kunderta jone. Aq sa ti je e ndrojtur dhe e terhequr , aq eshte ajo e hedhur dhe e shkathët. Aq sa ti je e thjeshte ne veshje , aq eshte ajo moderne ne paraqitje dhe bie në sy.
Por pertej aspektit te jashtem, me të ndan nje bote te tërë emocionesh dhe mbi te gjitha te qeshurash te papermbajtura , spontane dhe shpesh pa kuptim . Eshte e rralle sot te gjesh dikë qe të bën për te qeshur dhe gajaset e shpenguar bashke me ty . Ne shumicen e rasteve ndodh qe sapo të shohin (shoqet) te zbrazin gjithe thesin me frustrimet e tyre dhe pasi i ke degjuar dy ore me rradhe ne heshtje te duket vetja Freud ! Tek e fundit, heret a vone “mikesha depresive” na bie te gjitheve per pjese.”
Mos harrojme dhe shoqen bujare, simpatike dhe te zhdervjellet qe “si mban gje barku“ dhe tregon gjithçka per veten, për të njohur e të panjohur dhe do ti bente konkurence edhe revistes me te shquar te thashethemeve ne treg. Dhe ne fund shoqja e perhershme, kurdoherë e gjindshme , ne çdo moment te bukur a te shemtuar, ajo qe ben pjese ne ata miq qe siç thote Kingsmill ..zoti i dergon per te kerkuar ndjese per te afermit.
Gjate gjithe historise filozofet , shkrimtaret dhe poetet i kane dedikuar mendime te bukura ketij sentimenti . Ciceroni thoshte: “ti heqesh jetës miqesine, eshte si ti heqesh diellin botes”. Ndersa Aristoteli, kur e pyeten se çfare eshte nje mik u pergjigj; “nje shpirt i vetem qe jeton ne dy trupa”. Këto janë mendime shumë të bukura e megjithate ende sot ka nga ata qe nuk arrijne t’a kuptojne deri ne fund vleren e madhe te miqesise ! Shkrimtari francez Alphonse Karr ka shume te drejte kur shkruan ;”Te gjithe duam te kemi nje mik, por askush nuk preokupohet per te qene vetë i tille.” Zemërohemi kur nuk gjejme dike te na mbeshtese dhe ndihmojë ne çaste te veshtira, por kur duhet ti japim doren dikujt per t’a ndihmuar nuk tregohemi të gatshem. Shpesh biem preh e dembelizmit dhe nuk duam te sforcohemi dhe “shpenzohemi” per tjetrin…Jo te gjithe e kane fatin te kene miq te mire ne krah dhe jo te gjithe dine te jene miq te vertete.
Megjithate ngado ta rrotullojme nje gje eshte e padiskutueshme ; miqesia e vertete , e çilter dhe pa interes ka fuqi rigjeneruese te shkelqyera për mendjen dhe ekuilibrin tonë psikologjik.
(psikologjia per te gjithe)