Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Mamaja ime lëshohej mbi mua si një helikopter”.
Dikur fëmijëve nuk i’ua vinin shumë veshin. Nqse të rriturit ishin duke folur, fëmijët duhet të rrinin urtë, nqse fëmijët ishin tekanjoz te rriturit tregoheshin indiferent dhe i linin deri sa t’ju kalonte. Nqse merziteshin i linin të lirë të bënin ç’të donin. Shkrimtari D.H. Lawrence besonte te kjo perqasje dhe thoshte se gjëja me e mire per mireqenien e femijeve eshte të mos iu kushtojmë atyre vemendje të tepruar. Per te edukuar te vegjelit sygjeronte tre rregulla; “lerini të qetë, lerini të qetë, lerini te qete!” ♥♥
Nga kjo mënyrë prinderimi ka mbetur shumë pak sot. Kemi rënë preh e një mënyre edukimi qe ka ne qendër te vemendjes femijen. Ju japim gjithçka qe kerkojne. Ju plotësojmë çdo dëshire. Nuk jemi ne gjendje te gjejme nje pike më të ekuilibruar. Kjo tendence alarmuese u shfaq fillimisht ne Amerike. Termin “prinder helikopter” ata e krijuan per te treguar prinderit qe jane teper prezent ne jeten e femijeve te tyre.
Cilët janë “prindër helikopter”?
Ky term u shfaq në 1969, kur Haim Ginnott autor i librit Between Parent & Child shkruante : “mamaja ime lëshohej mbi mua si një helikopter”. Me vonë në vitet 2000 ky përkufizim iu referua nje fenomeni qe po perhapej shume ne vendet e zhvilluara. “Prindër helikopter” janë ata qe preokupohen ne menyre te ekzagjeruar per femijet e tyre, deri ne ate pike saqë raporti i tyre behet toksik. Ky model i ri prindërimi flet per prinder qe marin nje rol hiperprotektiv. Keta prinder marin persiper te zgjidhin te gjitha problemet e femijeve te tyre, marin te gjitha vendimet e mundeshme perfshi edhe ato me pak te rendesishme. Praktikisht eshte sikur keta prinder fluturojne gjithe kohes permbi femijet e tyre, gati te ndermarin një operacion shpetimi , kur dallojne qofte edhe shenjen me te vogel te “rrezikut”.
Pa diskutim qe ky raport prind – femije kapercen çdo limit te asaj qe konsiderohet psikologjikisht e shendeteshme. Keta prinder nuk njohin limite, moshë apo kushte sociale; mund te arrijne deri aty sa te kercenojne mesuesit pse iu kane vene nota te keqija femijeve edhe pse ata mund te jene ne Universitet tashme. Keta prinder mund t’i shohësh dhe duke shoqëruar femijet e tyre ne intervista pune dhe të inatosen pse nuk i lejojnë të hyjnë brënda.☺☺
Qellimi i ketyre prinderve eshte qe femijet e tyre te arrijne gjithçka qe deshirojne ne jete, por pa u munduar. Kete e bejne ata në vend të fëmijëve .
Problemi kryesor eshte se ketyre femijeve nuk iu jepet kurre mundesia te venë në provë aftesite e tyre per te perballuar problemet e jetes. Per kete arsye nuk zhvillojnë besimin e nevojshem te vetja. Prezenca e tepruar e prinderve ben qe te ndjehen te pasigurte, te frikesuar, te pazotë të tolerojnë frustrimin, te marin vendime dhe pergjegjesite e tyre. Në çdo fazë të zhvillimit njerëzit duhet te luftojne per betejat e tyre. Prindërit nuk mund ti mbrojne gjithe kohes, sepse heret a vone femijet do te përballen me frikerat, gabimet dhe vështirësitë e tyre.
(psikologjia për të gjithë) 14/korrik/2017