Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Marrëzia e shoqëron gjithmonë !
Edhe Freud nuk ka asnje dyshim ; dashuria është një delir thotë ai. Gjuha e te dashuruarve eshte gjuha e delirit: “Nuk jetoj dot pa ty “ ose ”kur ti iken larg ndjehem bosh”.Këtë gjuhë që lind në mardhënien dyshe e kuptojnë vetem te dashuruarit. Dashuria shkon dhe “godet” marrezine tone. Nuk ka kod qe t’a permbledhe kete marrezi. Deri sa kjo marrezi nuk gllaberohet nga arsyeja çdo gje duket e magjishme…Konkluzionet e Freud – it janë frut i nje analize të thellë që kërkojnë kohë dhe vemendje për ti brendësuar. Nderkohë ne zbulojmë si u bënë bashkë dashuria dhe marrëzia në këtë histori :
“Tregojnë se shumë kohë më pare ne nje vend te larget u mblodhen te gjitha ndjenjat e mira dhe të këqija te njeriut. Kur Mërzitja hapi gojën per te treten here rradhazi , Marrëzia, e lojtur si gjithmonë propozoi: “a luajmë kukamshefti ?”. Interesi ngriti njeren vetull dhe Kërshëria pa u permbajtur dot pyeti: -“Kukamshefti? – E si është kjo? – “eshte nje lojë – filloi te shpjegonte Marrëzia, në te cilen une mbyll syte dhe filloj te numeroj deri ne njemije, nderkohe qe ju fshiheni dhe kur te mbaroj se numeruari, i pari qe do gjej, do zerë vendin tim per të vazhduar lojen. ”Entuziazmi filloi te kercejë i shoqeruar nga Euforia. Hareja kerceu pupthi dhe bindi jo vetem Dyshimin, por dhe Plogështinë te ciles nuk i interesonte asgje. Megjithate jo te gjithe deshen te mernin pjese. Psh. e Verteta preferoi te mos fshihej, sepse ne fund te gjithe e zbulojne. Mendjemadhesia mendoi se ishte nje loje pa vlere (thelle thelle i vinte inat qe nuk ishte nje ide e saja) dhe Dredhija zgjodhi te mos rrezikonte.
” Nje, dy, tre…filloi te numeronte Marrezia . E para qe u fsheh pas gurit te pare qe gjeti ishte Përtacia. Besimi fluturoi ne qiell dhe Zilia u fsheh pas hijes se Ngadhnjimit qe me forcat e veta kishte mundur te hypte ne majen e pemes me te larte. Bujaria nuk po arrinte te fshihej. Çdo vend qe gjente i dukej i mrekullueshem dhe deshironte t’jua linte miqve te vet.
Po liqeni i kristaltë?! – ideal per Bukurine! Kurora e nje peme ?! – vend perfekt per Ndrojtjen ! – Krahet e nje fluture ?- te shkelqyera per Epshin. Një duhmë e re flladi ?! – E mrekullueshme per Lirine…
E pra keshtu Bujaria perfundoi e fshehur ne nje rreze dielli. Egoizmi gjeti menjehere vendin me te mire dhe te rehatshem te gjithin per vete. Genjeshtra u fsheh ne fund te Oqeanit (nuk eshte e vertete, u fsheh pas ylberit ). Pasioni dhe Deshira ne qender te vullkanit. Harresa, nuk e kujtoj se ku.
Kur Marrezia arriti te nr. 999 Dashuria nuk kishte gjetur ende nje vend ku te fshihej pasi i gjente te gjitha te zena, deri sa hapi nje shkurre trendafilash dhe ne fund vendosi te fshihej mes luleve. – “Njemijë !“ përfundoi Marrezia dhe nisi te kerkonte. E para qe i doli perpara ishte Pertacia, vetem dy hapa pas nje guri. Me pas degjoi Besimin qe po fliste me Zotin per teologjine dhe ndjeu dridhjet e Pasionit dhe Deshires nga thellesite e vullkanit. Gjeti rastesisht Ziline dhe e mori me mend se ku ishte fshehur Ngadhenjimi. Egoizmin nuk e gjeti dot. Ja kishte mbathur nga vendi ku ish fshehur kur kuptoi qe ishte nje fole grerëzash. Pasi kerkoi per shume kohë Marrezia e etur u ndal prane liqenit dhe zbuloi Bukurine. Ndersa me Dyshimin e pati akoma dhe me te lehte pasi e gjeti tek verdallosej rrugeve pa vendosur ende se nga cila ane te fshihej. Ne fund i gjeti pothuajse te gjithë : Talentin në barin e njomë, Angështinë në një shpellë të errët, Gënjeshtrën pas ylberit dhe ne fund Harresen qe i kishte dale fare nga mendja qe po luante “kukamshehti”. Vetem Dashuria nuk po dukej gjëkundi. Marrëzia kërkoi pas çdo peme, çdo guri, ne majat e maleve dhe kur po mendonte te dorezohej hasi nje tufe shkurresh dhe vendosi te largonte deget. Papritur u degjua nje klithme e dhimbshme; gjembat kishin shpuar sytë e Dashurisë ! Marrezia nuk dinte çtë bente per te kerkuar falje; qau, u lut, u pergjerua, kerkoi falje dhe ne fund arriti madje ti premtonte qe do ta ndiqte pergjithmone. Dashuria pranoi dhe keshtu qe nga atehere ajo mbeti e verbër dhe Marrëzia e shoqeron ngado !!!
(tregime terapeutike) 1/gusht/2017