Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Le të ndjekin rrugën e shkurtër !
Po lulëzon keto vitet e fundit nje mentalitet sa i zakonshëm aq dhe i rrezikshëm; ideja se mund te arrijmë gjithçka qe deshirojmë menjehere, pa u lodhur e perpjekur aspak !! Pjesa me e madhe e njerëzve duan te kenë gjithçka menjehere dhe nuk duan të presin, nuk duan te kalojne permes sakrificave dhe vështirësive. Ankohemi sepse duhet te punojme shume dhe nuk i shohim frutet e punes menjehere, ose braktisim terapinë sepse nuk ishte e shpejte si shpresonim. E verteta eshte se nuk ka rruge te shkurtra dhe te lehta.Te gjitha sferat e jetes jane te veshtira dhe duhen perballuar. Po nuk punuam dhe luftuam shume nuk mund te arrijme asgje. Vetem pasi kemi arritur ne majë, mund te kthejme koken mbrapa dhe te shohim me admirim rrugen qe kemi pershkuar dhe te ndjejme kenaqesi.
Sa here kemi parë me zili nje sportist, nje sipërmarrës, nje shkencëtar apo nje artist te famshem duke menduar se jane me shumë fat !? Ne te vertete, pas çdo suksesi (që është e vetmja gje qe ne shohim), fshihen zakonisht muaj dhe vite te tera pune intensive, sakrifica, kembengulje dhe shume vuajtje. Asnje atlet, biznesmen, artist apo shkencetar nuk ka fituar vleresimin boteror vetem se i ka buzeqeshur fati. Sigurisht që është e rëndësishme të jemi në vendin e duhur, në momentin e duhur, por puna e palodhur dhe aftesite tona jane baza e vertete e arritjeve.
Per te ilustruar kete ide eshte nje tregim i shkurtër :
“Një ditë një fshatar takoi Zotin dhe i tha: – ke krijuar botën, po nuk je një fshatar, nuk e njeh bujqësinë. Ke akoma shumë për të mësuar. Zoti i tha: – Cila është këshilla jote ?- Më jep një vit dhe leri gjërat të shkojnë si dua unë dhe do shohësh që varfëria nuk do ekzistojë më . Zoti pranoi. Natyrisht që bujku kërkoi maksimumin; asnjë stuhi, asnjë rrezik për grurin. Gruri rritej i fortë e me bollëk dhe fshatarët ishin të lumtur. Gjithçka dukej e perkryer. Në fund të vitit, fshatari e takon përsëri Zotin dhe i thotë gjithë krenari:- E pe sa shumë grurë ? – ka ushqim me bollëk për 10 vjet pa punuar fare ! Ndërkohë, pasi e kishin korrur te gjithe grurin fshatari vuri re që kokrrat ishin bosh. I habitur nga kjo gje pyeti Zotin se çfarë mund të kishte ndodhur dhe ai ju pergjigj: – Vendose ti eleminosh te gjitha veshtiresite dhe mundimet, keshtu qe gruri nuk mundi dot të piqej”.
Morali: Po kerkuam rrugen me te shkurter mund te kemi surpriza te pakendshme. Mundimi, perpjekjet dhe ndershmëria shperblehen gjithmone dhe gjithsesi. Mund të kemi kundërshtime për shpërblimin !? Kemi kohë që presim dhe nuk po mbërrin ?! – Po ketu nuk e kemi fjalën për të pangopurit për dukje, famë, pushtet dhe para. Ata nuk ndikohen nga një rrëfenjë dhe morali i saj. Ata le të ndjekin rrugën e shkurtër.
(tregime terapeutike) 22/korrik/2017