Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shërbëtori dhe padroni i inatosur.
“Sherbetorit te gjore i duhej te duronte çdo ditë tekat e padronit te tij gjaknxehtë. Kishte nje karakter te padurueshëm. Nevrikosej për hiçmosgjë dhe kërcente përpjetë nga zemërimi. Një ditë padroni u kthye në shtëpi tejet i mërzitur. U ul për të ngrënë dhe e gjeti supën të ftohtë. U inatos shumë pë këtë dhe zuri ti hidhte pjatat jashtë nga dritarja. Edhe shërbëtori filloi të bënte të njëjtën gjë. Flaku jashtë mishin, bukën, verën dhe ne fund mbulesen e tavolines dhe gjithe lugët dhe pirunjtë prej argjendi. Padroni shumë i inatosur nga sjellja e shërbëtorit i thotë : – Çfarë bën kështu more i lojtur ? – Më fal zotëri; – ju përgjigj me shumë seriozitet shërbëtori. – mendova se sot doje te haje ne oborr. Eshte gjithçka kaq e qete dhe qielli kaq i kthjellët jashtë ! ..Zotëria u ndje në faj, kërkoi falje dhe e falenderoi sherbetorin e tij per mesimin qe sapo i dha.”
Kushdo mund të na bëj keq në jetë, nuk kemi ç’bëjmë, por mund të vendosim se për kë duhet të merakosemi dhe shqetësohemi ! Nuk janë veprimet ato që shkaktojnë vuajtje, por domethënia, kuptimi dhe rëndësia që ne iu japim. Në qoftë se i përgjigjemi dhunës me dhunë ajo zmadhohet dhe përkeqësohet. Në qoftë se i përgjigjemi me paqe dhe urtësi ajo zvogëlohet.
Të kuptosh që jam unë që e zgjedh dhe jam unë që e vendos vlerën që ka për mua një ekperience, eshte diçka që të pasuron, por edhe diçka që të regj.♥ (Carl Rogers)
( tregime terapeutike)