Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Mbreti që privoi foshnjat nga ngrohtësia njerëzore ” !
Eshtë një leksion dramatik ky që mund të nxjerrim nga eksperimenti “psikologjik” i ” famshëm ” dhe “ sadist “ i organizuar nga Imperatori “ gjenial ” Frederiku i II. Më shumë se 700 vjet të shkuara e urdhëroi personalisht ai këtë gjë. Dëshironte të zbulonte se cila nga gjuhët ishte origjina e të gjitha gjuhëve të tjera . Imperatori “ intelektual “ , ishte i apasionuar pas gjuetisë me falkonj apo skifter më mirë . Mbreti vendosi që për disa foshnja të porsalindura të kujdeseshin disa mëndesha anonime ose dado e thënë ndryshe. Ai iu kërkoi dadove të mernin në ngarkim të porsalindurit por nuk duhet të përdornin asnjë formë komunikimi me foshnjat dhe kuptohet të mos nxirrnin asnjë fjalë nga goja. Në këtë mënyrë do të dilte në pah gjuha më origjinale , e cila do të shfaqej spontanisht pa pësuar asnjë kushtëzim. Frederiku i II shpresonte që të stabilizonte nëse fëmijët do të fillonin të flisnin spontanisht gjuhën greke , latine ose ebraisht. Rezultati i gjithë kësaj historie !?… të vegjëlit vdiqën të gjithë !…
Në qoftë se jeta e kafshëve ndjek kënaqësinë e menjëhershme të nevojave primare ( të hash , të marësh frymë , të flesh ) ajo humane nuk mjaftohet me kaq. – Pa gjestin autentik të dashurisë , pa ndjerë prezencën e shenjës që tjetri “ vlon nga dëshira “ , jeta njerëzore shuhet , sëmuret dhe vdes.
Eshtë ekstrem , dramatik dhe ç’njerëzor privimi i foshnjave ndaj ngrohtësisë njerëzore. ” Mbreti për vete i fliste gjashtë gjuhë , mëndeshat medoemos duhet t’a zbatonin urdhërin e tij . Kujtojmë gjithashtu që rritjen e foshnjave ato e kishin si “ zanat ”…
Gjithësesi dhe pse ndjejmë që dashuria , prezenca , përkujdesja , fjalët e ngrohta kanë vërshuar lumë për të vegjëlit tanë dhe dadoja (të paktën shpresojmë ) punon me kohë të pjesshme , Winnicott (pediatër , psikoanalist i formatit Freud – ian) na kujton gjithmonë se :” një nënë e mirë mjaftueshëm , është nëna jo perfekte , por e shëndetëshme dhe emocionalisht prezente , një nënë spontane , autentike..”.
22/Shtator/2016