Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mbylle derën pa e përplasur !
Në jetë, vjen nje moment kur duhet t’ua mbyllësh derën disave. I duhet dhënë fund kapitujve që nuk kane pse te qendrojne ende te hapur. Nuk është dhe aq e lehtë ! Rezistenca ndaj ndryshimeve, atashimi me te njohuren dhe frika për të lënë zonën e rehatisë janë faktorë që na mbajnë të lidhur me të kaluarën, edhe kur kjo e fundit na dëmton. Sidoqoftë, këto përfundime janë të nevojshme dhe ndonjëherë të domosdoshme për të mbrojtur integritetin tonë psikologjik. Megjithate fakti që dyert duhen mbyllur nuk do të thotë qe ti mbyllim duke i perplasur.
Perplasja e deres shpreh paaftesine per te zoteruar situaten me pjekuri.
Perplasja e deres ne kuptimin figurativ – por ndonjehere edhe në kuptimin e pare te saj – është një shenjë qe tregon qartë se situata na ka tronditur. Perplasja do të thotë të jesh viktimë e një rrëmbimi emocional, qe zemërimi dhe zhgënjimi kanë marrë përsipër. Dhe çdo herë që ndodh, “ç’aktivizohet” aftësia jonë për të menduar ne menyre racionale.
Perplasja e derës shpreh paaftësinë për t’u përballur me situatën në një mënyrë më të pjekur. Kjo nënkupton që nuk kemi burimet e nevojshme psikologjike për të përballuar rrethanat në mënyrë perzgjedhese. Është sikur të kthehemi tek “un – i”, infantil dhe reaktiv, një “un” që nuk mendon por thjesht i përgjigjet stimujve me shpresën se ky shperthim zemërimi do lehtesoje një pjesë të presionit emocional.
Kjo perplasje do te thote qe edhe pse e kemi mbyllur deren, kemi mbetur ende te bllokuar ne dhomë. Po vazhduam te ushqejme urrejtje dhe pakenaqesi, keto ndjenja do rikthehen kunder nesh duke na bere te ngecim ne kurthin e tyre. Te perfundosh një marrëdhënieje duke urryer një person nuk do të thotë se e kemi “çare” lidhjen me të. Në të vërtetë ne jemi ende në duart e saj dhe mbetemi të ngatërruar në ketë rrjet emocional të paktën deri sa të çlirohemi nga ndikimi që ushtron mbi ne. Duhet të kujtojmë se lidhjet më të forta janë pikërisht ato të padukshmet.
Përplasja e derës na bën të vuajmë !
Dyert e mbyllura me force mund të na shkaktojnë vuajtje. Edhe pse kemi nevojë të mbyllim disa kapituj te jetës sonë, kjo nuk do të thotë që duhet t’i bëjmë të tjerët të vuajnë. Në disa raste – për arsye të shumta – udhëtimi ynë mund të ndryshojë nga ai i të tjerëve dhe prandaj, duhet t’u themi lamtumirë ketyre njerëzve. Duhet të jemi të vetëdijshëm se vete ndarjet janë gjithmonë të dhimbshme dhe s’kemi pse shtojme një dozë tjeter vuajtjesh duke u inatosur ose duke mbajtur qëndrime armiqesore që nuk bejne gje tjeter veçse thellojne me shume plaget emocionale. Prandaj, para mbylljes së dyerve, e mira është të vendosim veten në vendin e personit tjetër dhe të përpiqemi të kuptojmë si ndjehet.. Kjo nuk do të thotë të qendrojme te lidhur me nje vend apo me një marrëdhënie që e ka humbur krejtesisht kuptimin e saj dhe nuk na jep më asnje kenaqesi ; kemi të drejtën – pothuajse detyrimin – t’a mbyllim kapitullin, por të sigurohemi që kjo mbyllje të shkaktojë sa me pak te jete e mundur dëme për të tjerët.
Mbylle deren me kujdes !
Dalai Lama thote se zemërimi është si ai anëtari i bezdisshëm i familjes që nuk mund t’i shmangemi. Kur e njohim, e dime sa e vështirë është t’a menaxhojmë dhe sa shume mund të ndikojë në humorin tonë. Nga momenti qe nuk mund ta evitojme teresisht, pergatitemi psikologjikisht çdo here qe ndeshemi me të dhe marim masat e nevojshme në mënyrë që fjalët dhe qëndrimet e tij të na ndikojnë gjithnjë e më pak. Të njëjtën gjë mund te bejme dhe me zemërimin. Kur ndalemi t’a menaxhojmë atë, nuk ngecim në duart e tij dhe rifitojmë kontrollin. Kur zemërimi zhduket ose zvogëlohet, atehere mund ta mbyllim butësisht derën.
E lemë zemerimin menjane edhe pse na kane lenduar. Duhet te harrojme, te falim dhe te ecim perpara.E gjitha kjo jo sepse personi ne fjale meriton te falet , por sepse ne meritojme te gjejme paqen me veten. Perse eshte kaq e veshtire ? Eshte e veshtire sepse kemi pritur gjate qe gjerat te ndryshojne. Pritja ka ushqyer iluzione te kota. Keshtuqe problemet, konfliktet, zhgenjimet, vuajtejet jane grumbulluar duke gjeneruar nje ngarkese te fuqishme emocionale qe perfundon me nje shperthim qe “perkthehet” ne “te perplasesh deren fort.” Megjithate kurrë nuk është tepër vonë për të bërë paqe me veten dhe me situatën që kemi përjetuar. Nga kjo paqe vjen qetësia dhe forca e nevojshme për të mbyllur butësisht një derë. Sepse nevojitet me shumë guxim dhe forcë e brendeshme për të mbyllur një derë me qetesi sesa për t’a perplasur atë.
(psikologjia për të gjithë)