Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Më thuaj çfarë shikon dhe të them kush je ! Testi i Rorschach.
Në 8 nendor 1884 lindi ne Zyrih (me baba piktor ) Hermann Rorschach (1884 -1922) , një Psikiater Zvicerian shume simpatik (a nuk i ngjan Brad Pitt ?) me nje inteligjence te shkelqyer , admirues i artit , njohes i thelle i historise dhe fese, kultivues i gjuhes, i literatures dhe i traditave popullore . Ai eshte i njohur si shpikesi i test-it qe mbart pikerisht emrin e tij dhe qe njihet boterisht si “testi i njollave te bojës “, parapriresi i te cilit eshte konsideruar Leonardo da Vinci . Rorschach – ut i lindi rastesisht kjo ide ne 1918, kur ishte ende student. Qëkur ishte i vogel i pelqente shume nje loje ne ate kohe shume popullore qe quhej Klecks (“njolla” ne gjermanisht) . Klecks madje ishte dhe nofka e tij ne gjimnaz. Loja bazohej ne krijimin e nje historie/tregimi mbi disa njolla boje. “Psychodiagnostik”, vepra e tij kryesore, fillimisht e refuzuar nga te gjithe botuesit te cileve iu propozua , doli ne drite ne 1921 dhe ishte nje deshtim klamoroz, si pasoje e armiqesise së te njejtit ambjent kulturor qe kishte penguar thellesisht lindjen e psikanalizes.
Rorschach vuri re se pacientet me skizofreni benin lidhje (interpretim te figurave) krejtesisht te ndryshme nga personat e tjere dhe e perpunoi testin e tij per te diagnostikuar kete semundje. Efikasiteti i testit te Rorschach si test i personalietetit (në ditët tona) eshte vene shpesh ne diskutim edhe pse shume psikologe e psikiater vazhdojne ta perdorin ende sot. Mbetet gjithsesi nje nga instrumentet me te njohur te psikologjise qe ka hyre ne imazhin kolektiv . Shume shpesh e shohim te shfaqur ne filma, seri televizive, filma multiplikativ, apo emisione televizive .
Vdekja e parakohshme nga nje peritonit i shkaktuar me shume gjasa nga rruptura e apendisitit ( shkak i paimagjinueshem per ditet tona ) nuk e lejoi Rorschach te shihte (ose te pakten te parandjente) lavdine qe e ardhmja do ti rezervonte punes se tij gjeniale, te shperndare sot ne gjithe boten dhe te njohur si aplikimi me i mire i metodes projektive.
( Ψ p sikologjia per te gjithe ) 19/maj/2018