Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mësohuni të shijoni kafenë !!
Një grup ish studentësh universitar shkuan të takonin një profesorin e tyre te Ekonomisë. Shumë prej tyre kishin zënë pozicione të shkëlqyera në Banka të mëdha , në Shoqëri Konsulencash dhe në Kompani të rëndësishme shumëkombëshe. Pak kohë pasi u takuan e gjetën veten tek bisedonin mes tyre për jetën , lumturinë , punën dhe stresin.
Në mes të bisedës, profesori i vjetër , si gjithmonë i kujdesshëm ndaj zakoneve dhe mirësjelljes , dëshironte t’iu ofronte të gjithëve kafe dhe shkoi drejt kuzhinës për ta përgatitur. Pas pak minutash një aromë e këndëshme u përhap në gjithë apartamentin. Profesori doli nga kuzhina me nje tabaka të madhe mbushur me filxhanë ; të gjithë të ndryshëm nga njëri – tjetri. Disa ishin prej porcelani , disa prej qelqi , disa prej kristali , disa në dukje shumë të thjeshtë , disa që dukeshin shumë të shtrenjtë. Profesori priti me durim që gjithësecili nga ish studentët të zgjidhte filxhanin e tij të preferuar. Kur secili mori në dorë filxhanin e vet të kafesë profesori tha :
“ Siç mund ta keni venë re , të gjithë filxhanët që dukeshin të bukur dhe të kushtueshëm i morët të parët, duke lene në fund filxhanët më të thjeshtë. Eshtë normale që gjithkush nga ju kërkon të arrijë gjërat më të mira, por ky është dhe burimi i stresit tuaj. A e kujtoni. ? Ajo që donit vertete ishte kafja jo filxhani ; por çdonjëri nga ju nxitoi të merte filxhanin më të mire, duke pare se çfarë kishin zgjedhur shokët ngjitur jush “.
I sigurtë që kishte përftuar vemendjen e te gjithe ish studenteve, profesori i vjeter e permbylli diskutimin me : “ Te dashur djem e vajza, jeta eshte kafja dhe lumturia eshte aroma e saj ; puna, statusi social dhe gjithë ” xhinglat ” nga të cilat na pëlqen të rrethohemi, nuk janë gjë tjetër veçse filxhanë. Janë vetëm objekte që mbajnë kafen dhe aromën e saj, asgjë më tepër . Mos lejoni kurrë “ filxhanët “ të vendosin për ju : mësohuni të shijoni kafenë !
“Atëherë kur fillon ambicia mbarojnë sentimentet e mira”. Honoré de Balzac.
(tregime terapeutike) 19/janar/2017