Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mësojini fëmijët të respektojnë të tjerët…
Janë mesime pothuajse të harruara të shtrembëruara dhe kundërshtuara shume ! Eshte momenti që prindërit t’ ju rikthehen me shpejtësi dhe t’i përcjellin te fëmijët e tyre.
5 nga 10 mësimet që duhen rikthyer !
1.Mësojini të jenë ndryshe. Në një shoqëri që ngre në piedestal gjërat “standard” duhet qe prinderit t’ju mesojne femijeve te tyre vleren e jashtezakonshme të të qenurit ndryshe. Iu shpjegojme atyre që per te qene ndryshe nuk eshte e nevojshme te bejme nje tatuazh, të lyejme floket me nje ngjyre te veçante, apo te mbajme piercing, por te shquhemi per idete tona, për sjelljet dhe opinionet. Prinderit nuk duhet t’ ju imponojne, opinionet e tyre , por t’i inkurajojne femijet te kerkojne informacione dhe te arsyetojne me koken e tyre. Duhet t’i nxisin te mos ndjekin tendenca ideologjike te momentit, por te formojne idete e tyre edhe pse mund te jene ndryshe nga ato te shumicës.
2.Të respektojnë të tjerët. Ne kete shoqeri qe marshon me hapa te medha drejt ç’njerzillëkut, duhet qe prinderit te jene ne gjendje t’ju mesojne femijeve te tyre qe nuk jane qendra e universit dhe se nuk ndodh asgje nëse e bashkendajne boten me 7. miliarde persona qe kane te njejtat te drejta si ata. Nqse femijet mesojne qe ne moshe te vogel se vendimet, zgjedhjet dhe sjelljet e tyre mund te vrasin shpresat dhe enderrat e te tjereve, të rritur do behen me te ndjeshem. Duhet qe prinderit ti mesojne femijet e tyre t’i trajtojne te tjeret ashtu si do te donin te trajtoheshin ata vetë. Kjo do te mjaftonte qe bota te nesermen te ishte me e mire.
3.Te apasionohen. Ne nje bote ku gjithmone e më shume njerez jetojne me kokën e tyre te bllokuar mbi ekrane dhe kalojne orë pa fund ne boten virtuale, duhet qe prinderit t’ju mesojne femijeve te tyre se bota perceptohet duke e prekur, nuhatur dhe jetuar e ndjere realisht. Duhet qe prinderit t’a ushqejnë kuriozitetin e lindur të femijeve deri sa t’a transformojne ne nje pasion te vertete te tyren. Nuk ka fare rendesi nese eshte per botaniken apo astrologjine, mjafton qe thjesht te entuziazmohen dhe te dritherohen nga padurimi per diçka qe pasuron jeten e tyre dhe te mos limitohen vetem me punen apo te bejne dhe deshirojne ate qe bejne te tjeret. Do te ishte nje dhurate e jashtezakonshme.
4.Te luftojnë per te arritur ate qe deshirojne. Ne nje shoqeri qe krijon ne menyre te vazhdueshme nevoja te kota nepermjet nje marketingu agresiv, urojme qe prinderit t’ju mesojne femijeve te stabilizojne nevojat e tyre, enderrat e tyre dhe mbi te gjitha te luftojne per ti realizuar. Shpresojme qe prinderit t’ju japin atyre instrumentat per te mos u dorezuar, duke iu mesuar që çdo pësim eshte nje mesim dhe qe gabimet te afrojne drejt objektivave. Prinderit duhet t’ju mesojne femijeve t’i ndjekin enderrat e tyre dhe te mos lejojne qe t’jua vjedhin persona qe jane shume komod ne zonen e tyre te komfortit dhe qe nuk duan qe te tjeret te perparojnë. Vetem ne kete menyre do te jene te kenaqur me jeten e tyre.
5.Të marin pergjegjesite e tyre. Ne nje shoqeri ku pergjegjesia eshte “tretur” dhe te gjithe e evitojne si kolerën, sepse eshte shume me e thjeshte t’ ia vesh fajin tjetrit sesa të bësh një ekzaminim te ndergjegjjes, urojmë që prindërit t’ju mesojne femijeve të marin jeten e tyre nen kontrroll dhe te jene te pergjegjshem per veprimet e tyre. Duhet t’ju mesojne qe shume shpesh per te arritur diçka eshte e nevojshme të sakrifikosh. Duhet t’ju mesojne te mos fajesojne fatin apo te tjeret per gabimet e tyre dhe të kerkojne falje kur gabojne. (5 mesimet e tjera vijojne ne:Mësojini fëmijët të mos gjykojnë të tjerët…)