Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mjaft e vrave mendjen për të shkuarën !
Shpesh nuk arrijmë të reshtim së menduari rreth situatave dhe ngjarjeve të kaluara , që kanë ndodhur tashmë dhe nuk ç’bëhen më ! Mendojmë e bluajmë me vete për fjalët e shefit në punë, të kolegëve , të partnerit, të klientëve, të pacientëve … Mendimet xhirojnë e rixhirojnë pa pushim në trurin tonë si një disk i prishur dhe nuk na lenë të qetë. Vrasim mendjen , zhytemi në të thella , dënojmë dhe fajësojmë veten dhe ndjehemi krejtësisht të pazotë të shkëputemi prej tyre.
Per të ndalur zakonin e vazhdueshëm të bluarjes së mendimeve për ngjarje të shkuara dhe që ndoshta nuk kanë më asnjë peshë për ne , është kjo histori Zen që mund të na ndihmojë.
“ Dy murgjër Budistë po ecnin në një rruge te gjate dhe gjithe baltë. Sapo mberriten ne afersi te nje fshati , panë nje vajzë të re , tek përpiqej të kapërcente një pellg të madh me ujë. Vajza kishte veshur një kimono të mrekullueshme, zbukuruar me fije ari. Kimono jo vetëm që e pengonte ta kapërcente pellgun, por mund ti bëhej dhe pis me baltë. Ajo nuk donte kurresesi t’a prishte kimonon e saj të shtrenjtë . Pa hezituar aspak njeri nga murgjerit i erdhi ne ndihme vajzes së re ; – e mori hopa , e hodhi mbi shpatulla dhe e kaloi nga ana tjeter e pellgut. Pas kesaj ngjarje jo shume te zakonte per ta, shokët vazhduan udhetimin. Kur arriten në manastir, njeri nga murgjerit qe gjithe rrugës nuk ishte ndjerë fare rehat, shpertheu dhe me një ton të fortë dhe qortues iu drejtua murgut tjeter me keto fjale të ashpra: – “ përse e more atë vajzë në krahë ?”, ti e di mire që urdhëri yne na e ndalon rreptesisht kete gjest. Murgu aspak i shqetesuar nga fjalët qortuese , e vështroi shokun e tij te udhëtimit dhe duke buzeqeshur iu pergjigj me keto fjale te mençura: Unë e mbajta vajzën në krahë disa orë më parë , ndersa ti vazhdon t’a mbash akoma mbi shpatulla !”.
(tregime terapeutike) 27/qershor/2017