Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Në dobi të ekuilibrit emocional.
Po largohemi gjithnjë e më tepër nga puna e dorës. Kemi humbur aftesine e shijimit të gjërave te vogla. Nuk përpiqemi aspak të marim kenaqesi nga aktivitetet e thjeshta. Të mbistimuluar nga publiciteti dhe teknologjia, kalojmë shumë kohë përpara ekranit dhe mjeteve elektronike ose duke bërë gjera qe nuk na sjellin asgjë. Kjo menyre jetese na largon shume nga vetja. Jo rrallë si pasojë e kësaj menyre jetese ndjehemi te vetmuar dhe pa miq real, ndjehemi bosh, në ankth dhe në humor jo të mire.
Eshte interesante se si gjithmone e me teper psikologët rekomandojne si trajtime plotesuese te terapise realizimin e aktiviteteve manuale.
Aktivitetet e thjeshta jane dhe më të dobishmet per ekuilibrin tone emocional.
Gatimi. Duhet të gatuajmë pa nxituar, duke shijuar ngadale gjithe proçesin. Eshte nje aktivitet qe lehteson stresin dhe çliron mendjen nga preokupimet. Kur hyjme ne kuzhine ndjejme nje sërë aromash që stimulojne shqisat tona, te cilat e bejne kete eksperience plotesisht inkurajuese ne perqendrimin “ tani dhe këtu”.Per kete motiv shume psikologë ju kerkojne pacienteve te tyre te veshin perparesen dhe ti futen gatimit. Gatimi eshte nje aktivitet qe stimulon dhe krijimin sepse mund te kombinojme perberesit ne dhjetra menyra te ndryshme. Studimet tregojnë se 80 % e personave ndjehen me te relaksuar kur gatuajnë.
Kopshtaria Nje aktivitet manual shume relaksues. Eshte gjithashtu dhe nje kenaqesi per ndjesite tona duke qene qe na mundeson kontaktin me natyren. Dihet tashmë qe kur jemi te rrethuar nga gjelberimi truri yne qetësohet shume më tepër sepse arrin të shkeputet duke aktivizuar ate qe quhet “rrjeti neuroneve parësore”, që mundëson nje gjendje qetesie dhe kenaqesie. Nje zbulim shume interesant eshte dhe gjetja e nje bakteri jo patogjen ne toke (mycobacterium vaccae) qe ka te njejtin efekt si ilaçet kunder depresionit sepse rrit nivelin e serotonines ne tru.
Thurja në tezgjah. Levizja perseritese ne tezgjah sjell nje gjendje te ngjashme me meditimin. Thurja kerkon perqendrim, por truri yne ka mundesi te qetësohet duke qene se nuk eshte nje aktivitet shume impenjativ nga kendveshtrimi konjitiv. Personat qe meren me kete aktivitet referojnë qe ndjehen te relaksuar dhe hobby i tyre i ndihmon në lehtësimin e stresit nga tensioni i jetes se perditeshme. Ne fakt kur ne e bejme me shume deshire nje aktivitet, ne trurin tone çlirohen dopamina (neurotrasmetitor i rikompensimit), endorfinat (qe sjellin nje ndjesi mireqenie) dhe serotonina (e lidhur me kenaqesine). Kjo vlen edhe per aktivitete manuale si qendisja, punëkryqi , thurja me shtiza, poçeria, qeramika artistike etj.
Piktura / Vizatimi.
Ky aktiviet eshte nje instrument i shkelqyer per te luftuar ankthin, depresionin & stresin. Jung ju keshillonte pacienteve te tij te pikturonin mandala si terapi shtese per tu ndjere me mire. Vizatimi nuk ndihmon vetem te relaksohemi, por na mundeson edhe ti zevendesojme mendimet negative me imazhe me te bukura. Nje studim i rendesishem ka nxjerre konkluzionin qe vizatimi eshte nje terapi joverbale shume interesante per te lehtesuar simptomat e personave qe vuajne nga stresi post – trauma. Nje tjeter studim ka treguar se vetem nje ore vizatim mund te na ndihmoje te lehtesojme dhimbjen dhe permiresojme humorin kur jemi te semure.
Ne fund le te kujtojme qe jeta ka plot momente jo të mira dhe keto aktivitete nuk jane nje zgjidhje e menjehershme dhe magjike, por kthimi te gjerat e thjeshta eshte nje nisje e mire per te eleminuar paksa nga kaosi i jetes dhe te rilidhemi me pjesen tone me esenciale. Here pas here per t’u ndjere mire kemi nevoje te ndalojme nje çast dhe te perqafojme gjërat e thjeshta.
(psikologjia per te gjithe) 30/qershor/2017