Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mjafton një pyetje për të kuptuar se kush je ?
Per ta njohur mire nje person duhet te kalojme kohe prane tij. Duhet te kemi nje lidhje te ngushte me të qe te mund te shohim çfare karakteri ka , si eshte personaliteti i tij .
Por si mund te krijojmë nje ide te pergjithshme se kush eshte personi qe kemi perballe ? Ekziston një pyetje shume e thjeshte për ta arritur këte. Duhet vetem ta pyesim se çfare mendon për të tjerët.
Me thuaj se çfare mendon per te tjeret dhe te them se si je .
Per kete çeshtje jane bere eksperimente te ndryshme nga Psikologet. Jane pyetur nje grup personash se çfare mendojne per te tjeret. Me pas ju eshte kerkuar te plotesojne nje test mbi personalitetin. Eshte vene re se sa me shume gjykonin pozitivisht te tjeret ,aq me shumë ishin te lumtur, entuziast dhe te ekuilibruar emocionalisht. Keta persona treguan dhe nje kenaqesi me te madhe kundrejt jetes qe benin. Ndërsa , personat qe gjykonin negativisht te tjetert kishin tendencen te shfaqnin tipare narciziste dhe antisociale, si dhe nje predispoziste per tu bere natyra depresive.. Kerkuesit e perseriten eksperimentin nje vit me vone dhe moren te njejtat rezultate. Kjo e perforcon edhe me shume qendrimin se menyra si gjykojme te tjeret tregon shume se cilet jemi në të vërtetë.
Ne projektojme personalitetin tone dhe menyren tone të të menduarit tek të tjerët. Kur pyesim dike se çfarë mendon per tjetrin aktivizojme te ai nje mekanizem te pavetedijshem projektimi. Praktikisht e stimulojme te projektoje karakteristikat e tij te tjetri . Psh personat bujar ka shume gjasa te mendojne se edhe te tjeret jane doreleshuar si ata dhe personat egoiste mendojne se edhe te tjeret jane egoiste. E shohim boten ashtu si jemi vetë. Ky reagim natyrisht qe nuk eshte gjithmone kaq linear. Ka raste ku shihet krejt e kunderta. Psh. nje person me çrregullime narcistike te personalitetit beson shpesh se te tjeret nuk vlejne asgje dhe se jane me pak interesantë dhe inteligjentë se ai. Megjithate ne çdo rast duhet të kujtojmë fjalët e mënçura të Konfucit: “Kur sheh nje njeri te mire, mundohu ta imitosh. Kur shikon nje njeri te ligë, ekzamino vetveten”. Po e patëm të veshtirë ta vemë në zbatim këtë mësim kujtojmë të paktën thënien e stampuar në këtë trastë linoje.” Ajo çfarë thotë Suzi për Selin, tregon më shumë për Suzin se sa për Selin . Mos e harro këtë.” ☺♥
19 / prill /2017 (psikologjia per te gjithe )