Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mos bëj si majmun dhe ti !
Disa gjahtarë përdorin një metodë shume te veçante per te kapur majmunet. Marin nje arre kokosi i hapin nje vrime, e boshatisin dhe i fusin brenda nje frut. Qellimi eshte qe vrima te jete e madhe aq sa ta lejoje doren e majmunit te futet brenda dhe t’a kape frutin, por nuk eshte mjaftueshem e madhe sa majmuni t’a nxjerre doren bashke me frutin qe ka kapur. – Kur majmuni mberrin dhe shikon arren , e fut doren per ta marre dhe tenton te ikë, por dora bashke me frutin eshte shume e madhe dhe i ngec brenda. Gjuetari i afrohet dhe majmuni ne vend qe t’a hape doren dhe t’a leshoje frutin duke pranuar keshtu humbjen e ushqimit , tregohet lakmiqar dhe insiston që t’a nxjerre atë. Pikerisht ne kete formë, pjesa me e madhe e majmuneve, kapen nga gjahtaret . Eshte kembengulja qe e “verbon” majmunin. Eshte kaq i forte “atashimi” me ushqimin saqe sakrifikon jeten për të. Sa budallenj qe jane dhe keta majmunet .!! – apo ndoshta Jo !
Historia e gjahtarit dhe majmunit na mëson se nëse e lemë lakminë, mund të arrijmë lirinë dhe lumturinë që kërkojmë çdo ditë.
Cila eshte arra jote e kokosit ? – Çfare vazhdon te shtrengosh , qe po te mban ne kurth, çfarë po të mban peng !? – Paratë, ideja qe ke per lumturine, inati, hakmarrja ?… idetë dhe pritshmëritë sesi duhet te reagoje, mendoje, sillet, veproje partneri qe ke ? – Ndoshta edhe ti si majmuni sikur ta leshoje sado pak veten do ishe me i çliruar dhe mbase drejt lumturine do te shkoje , duke ndjekur ndoshta nje tjeter rruge. Nuk ka rendesi se çfare lloj “lidhje “ ke ne kete moment. Provo t’a pyesesh veten ; – mos ndoshta vallë eshte pikerisht momenti që ti leshë gjerat te rrjedhin !? – Mos e prish paqen , qetesinë, lumturine tënde , per nje version te rremë te nje arre kokosi… vetem ne mos qofsh majmun dhe ti !!
(tregime terapeutike) 19/dhjetor/2018