Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Të debatosh me hir dhe inteligjencë si Gandhi .

 

Jeta e Mahatma Gandhi- t është e mbushur plot rrefenja dhe anekdota që përmbajnë një dozë të madhe urtësie. Në fakt, ky burre u bë i famshëm dhe u njoh në histori si i pari që fliste për një “luftë” jo të dhunshme.Tregojne  psh  se  nje  here  u  ul  ne  tavoline  krah  nje  profesori  te  Universitetit  te  Londres.Profesori  i  tha: “E  di  qe  nje  derr  dhe  nje  zog  nuk  nuk  mund  te  hane  bashke?” – Gandhi  u  çua  dhe  i  tha: “mos  u  shqetëso  fare  profersor,une  po  fluturoj  tutje”.

Gandhi  pothuajse  gjithmone  arrinte  te  triumfonte  ne  diskutime. Arrinte  ta  bente  me  kaq  hir  dhe  inteligjence  saqë  linte  gjithmone  shenje.Më  shume  sesa  te  triumfonte  ne  debat,donte  te  nxirrte  mesim  nga  situata  ne  fjale. ..Pra, si  thoni  te  ndjekim  këshillën e Gandit për të triumfuar në një argument? Mos  jini  egoist  dhe argumentoni  ne  menyre  konstruktive ! Sipas Gandhi-t, problemi  duhet  pare  nga  te  gjitha  kendeveshtrimet;pra edhe nga ai i  kundershtarit. Duke  ndjekur kete  princip,pasi  kishte  shkaterruar  monopolin  e  industrisë  tekstile  angleze,u  prezantua  ne  çdo  fabrike  per  te  kerkuar  falje  per  pushimet  nga  puna  qe  kishte  shkaktuar. U  shqua  edhe  per  faktin  se i  shkonte  thelle  çdo  argumenti. Nuk mbetej  vetem te  nje vizion  siperfaqesor mbi boten. Lexonte, studjonte, konsultohej. E  gjitha  kjo  i  mundesonte  te  perpunonte  nje  opinion  solid  mbi  çfaredolloj  teme. Pa  asnje  dyshim  ky  eshte  nje  sugjerim  i  shkelqyer  per  te  perballuar  çdo  debat. Stervisni fizikun dhe kalitni durimin ! Gandhi mendonte se fuqia trupore  eshte  vendimtare për forcimin e mendjes. Ai gëzonte një formë të mirë fizike, e cila i  lejonte te  perballej  dhe te  kapercente  momente  te  veshtira me një aftësi mahnitese per  t’u  sheruar  shpejt. Stervitja e  trupit sjell temperament, konsolidim te  forces  se vullnetit dhe vetëkontroll. Ndersa durimi, nga ana tjetër, është stërvitja e mendjes. Gandi tha se një mur ndertohet gurë  pas  guri dhe çdo pjesë duhet të shtohet në momentin e caktuar. Durimi është pikerisht karakteristikë e mendjeve më të forta. Mosdorezimi ne  impulsivitetit është thelbësor nëse doni të keni sukses,veçanërisht në një argument.Të  jesh  epathik  me  te  tjeret, te  kuptosh emocionet e tyre. Gandi  predikoi  ide për qellime  universale. Parimet e tij nuk ishin rezultat i një vizioni te  njeanshem,por  krejtesisht e kunderta. Idetë dhe lufta e tij kishin të bënin me tërë njerëzimin. Doktrina  e tij përfshinte  parasëgjithash popullin e tij,por  inspironte  vlera  universale.Ky  udhëheqës  i  madh i’u rezervonte një vend të veçantë emocioneve. Doktrina e tij nuk ishte thjesht ideologjike. Perpiqej të kuptonte pozicionin e kundërshtarëve të tij dhe merte  ne  kosiderate  se  çfare  provonin  dhe  ndjenin  ata. Për këtë arsye, qindra e mijëra njerëz e ndiqnin  dhe  e  admironin  edhe  pse  nuk ndanin  te  njejtin  opinion per çështjen e tij. Te  fitosh  ne  nje  konfrontim  nuk do  te  thote  detyrimisht  t’a  zhdukesh  kundershtarin.

Përdorni nje gjuhë te thjeshtë dhe jini transparentë ! Thjeshtësia e fjalimit është një element që karakterizon të gjithë udhëheqësit e mëdhenj. Ata nuk flasin për të marrë admirim, por flasin  qe  t’i  kuptojnë dhe mënyra më e mirë për kete është të përdorësh një gjuhë të thjeshtë që çdokush mund të kuptojë. Do të quhej populizëm nëse do të kishte interesa të fshehura prapa saj. Megjithatë, nëse fjalët e thjeshta nuk fshehin të vërteta okulte, ato arrijnë në zemrat e njerëzve. Një fjalim i vërtetë dhe  i  çiltër ka fuqi të madhe bindjeje  dhe ngjall gjithashtu respekt të madh. Një diskutim verbal fitohet në këtë mënyrë: me argumente të thella, të shprehura thjesht dhe pa gënjeshtra.

Bëhuni autosufiçientë dhe këmbëngulni ! Gandhi u perpoq  t’a  nxirrte kripen vetë, i  thurte  rrobat  vetë  dhe  realizonte objekte  te  tjera  te  perdorimit  te  perditeshem.Nepermjet  autosufiçiencës  ndertoi  lirinë e tij. Ai e dinte se lidhjet e varësisë nuk bazoheshin në fakte të mëdha, por në gjëra të vogla. E sulmoi të keqen në rrënjë. Udhëheqësit  Gandhi  ju  deshen  55 vjet qe India të arrinte pavarësinë, ëndrrën e saj më të madhe. Ai e bëri kete  ne mënyrën e vet: pa përdorur dhunë. U përball me mijëra vështirësi para se t’ia  dilte  mbanë… vështirësi te çdo lloji, madje edhe konflikte me veten. Në fund të fundit, ai e dinte se këmbëngulja është çelësi që hap çdo derë dhe te  mundeson te  arrish  suksesin. Të gjitha mësimet e Gandhit na kanë lënë  vlera të mëdha njerëzore. Suksesi i tij ishte një triumf i shpirtit dhe për këtë arsye ai la shenjë. Mësimi i tij më i madh është se njeriu mund të fitojë një konfrontim pa e shkaterruar kundërshtarin. Në këtë mënyrë, nuk ka humbje, është një rruge e sigurtë në të cilën të gjithë fitojnë, edhe nëse nuk është ajo që do të donin.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                            21/dhjetor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe