Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Ndalojmë një copë herë për të dëgjuar veten !
Ndoshta keni dëgjuar për historinë (budiste) të burrit mbi kalë që vraponte aq shpejt , a thua se kishte për të bërë gjëra shumë të rëndësishme. Një person tjeter diku buzë rruge e sheh dhe i thote me ze te larte : “ Ku po shkon keshtu ? ” – Kalorësi rrotullohet dhe i pergjigjet : – “ nuk e di , pyet kalin të ta thotë ! “.
Kjo nuk eshte vetëm historia e ketij kaloresi , por dhe historia e njeriut modern . Jemi të gjithë kalorës mbi kalë që nuk dime si t’a ndalojme ate, qe nuk dime se ku po shkojme dhe eshte kali qe vendos për ne.
Në jeten tone te perditeshme ndjekim çdo ditë te njejtin drejtim : gjithçka e parashikuar, e programuar , shpesh frenetike dhe e pashmangeshme. Nuk ndalojmë pothuajse kurrë të pyesim veten; – kjo që po bëj a më pëlqen, më kënaq , a i jep kuptim dhe vlerë jetes time ? Shpesh jeta jonë vazhdon si për inerci dhe te ndalosh apo te ndryshosh drejtim nuk është shumë e thjeshtë.
Romaket e lashtë e njihnin mirë rëndësinë e dallimit mes Negotium ( aktivitetet qe beheshin per tu kujdesur per te gjitha punerat ) dhe Otium, (periudha në të cilën i dedikoheshin pushimit dhe kerkimit brenda vetes). Me kalimin e kohes Otium mori nje domethenie negative sepse u bë sinonim i të ndenjurit kot, dembelizmit, pertacise..Pastaj me afirmimin e kulturës anglosaksone ,(e influencuar shume nga kalvinizmi dhe puritanizmi), otium u shkërmoq ne menyre definitive duke i lene vendin mitit të “always on “ (gjithmonë aktiv).
Sot “ gjithmonë aktiv “ do te thote mbingarkesë e vazhdueshme e mendjes . Stimuj papushim nga te gjitha anet.. Shume presion, shume kerkesa , shume vendime, shume pyetje, shumë zhvendosje te vemendjes , shumë detyra për të realizuar njëherësh dhe në pak kohë. Lodhja mendore mund të na sjellë probleme psikologjike dhe fizike : çrregullime të ritmit të zemrës, depresion, lodhje kronike, sëmundje autoimune, pagjumësi.
Nga këndvështrimi psikologjik te ndalosh me vullnetin tend ritmin e nxituar te puneve, jo vetem qe eshte kuruese , por eshte e nevojshme per te arritur ekuilibrin e duhur ne jete . Ndalojmë një copë herë për të dëgjuar veten dhe për tu shkëputur nga ritmi frenetik i të përditshmes. Otium nuk eshte sinonim i përtacisë , por i pushimit për të soditur me kujdes natyrën dhe rigjetur nje dimension “ magjik ” te jetes bazuar ne vështrimin brenda vetes apo introspeksion ne gjuhen e psikologjisë .
(psikologjia për të gjithë)