Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Në favor të simbolit të psikologjisë S.Freud !
“Edhe pse kam patur shumë pasione, nuk kam patur kurrë idhuj, por unë kete luftën mes Fans dhe Haters nuk e kam kuptuar asnjëherë. Ka plot grupe psikologesh që me shume zjarr luftojnë kundër stereotipit të psikologut me cigare dhe krevat . E thene ndryshe kunder Freud dhe teorisë së tij. Po iu them qe e kane betejen te humbur . E kanë të kotë ! Edhe Darwin dhe Enstein jane simbole te shkences , por asnje fizikant dhe biolog nuk behet keq per kete.
Sipas meje Freud nuk eshte nje nga me te medhenjte e psikologjise . Sigmund Freud nuk eshte Jung, nuk eshte Erich Fromm, nuk eshte William James , nuk eshte Melanie Klein, nuk eshte Albert Bandura, nuk eshte John Bowlby, nuk eshte Albert Ellis, nuk eshte Kurt Lewin, nuk eshte Buhrrus Skinner, nuk eshte Fritz Perls, nuk eshte Eric Berne, nuk eshte Jean Piaget, nuk eshte Anna Freud , nuk eshte Alexander Lowen, nuk eshte Lev Vygotskij. Sigmund Freud eshte simboli i psikologjise.
Tregojani nje njeriu çfarëdo (= jo psikolog) kete liste me emra te cituar me lart . Ai më i lexuari mund te njohë Jung. Kush ka studjuar pedagogji ndoshta kujton Piaget . Ndoshta ndonjeri mund te kete degjuar per “Arti i te dashuruarit” te Fromm. Ndersa Freud eshte i njohur nga te gjithe. Jo vetëm emri , por edhe ai vete si person eshte ikonë e psikologjise ; mjekra, puro – ja, syzet e vogla optike, krevati , pallto e tij. Ne revista , ne filma, ne reklama , psikologu eshte gjithmone nje i vjeter me mjeker dhe cigare, ose nje grua me syze mbi majen e hundes dhe një bllok shenimesh. Edhe imazhi i poltronit te tij eshte kaq i njohur , (në të vërtetë nje divan i ngushte mbuluar me jasteqe dhe tapete te vjeteruar , me nje mbeshtetese më të lartë mbuluar dhe ajo me te njejtin tapet te konsumuar.)
Personalisht fytyra mjekeroshe e Freud me ngjall simpati dhe nuk dua t’ja di cila përqasje psikologjike mbahet si më e mira . Si psikoterapeut kur flas me koleget e mi më intereson te di sa skizofren kanë rigjetur funksionimin e plote, sa depresiv dhe hipokondriak jane sheruar nga depresioni dhe hipokondria, sa persona nuk kane me atake paniku, sa psikotikë gjejne kontakt me realitetin dhe lumturine . Më intereson të di se si i kane arritur keto rezultate dhe sa jane te lidhura rezultatet me karakteristikat e tyre individuale apo teknikat terapeutike dhe mbi te gjitha ne ç’menyre mund te permiresoj punen time. Etiketat dhe titujt te ngjitur ne dere mund te me pelqejne , por nuk shtojne asgjë thelbësore ,…madje shpesh jane penguese.
Si thoni qe ne vend qe te harxhojme kohe duke festuar “fundosjen” e psikoanalisteve dhe mbrojtur “llogoren tone të mjere”, ti shpenzojme energjite tona per te kuptuar etiologjine dhe faktoret që mbajne “gjallë” çrregullimet psikologjike dhe te testojme gjithmone e me teper menyra solide zgjidhese per ti parandaluar dhe kuruar ato ?”
Qendrimi profesional dhe korrekt i autorit te ketij shkrimi ( te shkoqur dhe të thjeshtë) me nxitën ta rihedh te përpunuar ne kete faqe. Kohë më parë pikepyetjeve te mia mbi çeshtjen Freud & psikoanalizë ,Dr. Psikiatre – analiste Elida Cangonji ju përgjigj me një fjali : Artë e dashur (e fillonte gjithmonë keshtu pergjigjen) ,- “Duam s’duam , Freud na ka molepsur të gjithëve ! ”
(psikologjia per te gjithe ) 6/Maj/2018