Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Një interpretim psikologjik :”Shitësja e vogël e shkrepseve .”

 

Shitësja e vogel  e  shkrepseve”  e  Hans  Christian  Andersen  eshte  nje  fabul  që  ka  një  fund  shume  të  trishtuar. Jo  të  gjitha  fabulat  kanë  fund të lumtur, por  pothuajse  të  gjitha  kanë  një  kuptim  moral, nje  domethenie  te  nenkuptuar, një  mesazh  mbi  te  cilin  mund  të  reflektojmë.

Nëse  e  lexojme  fabulen  në  kuptimin e  mirefillte  shohim  qe  shitesja  e  vogel  ishte  nje  skllave  e  mjere  qe  nuk  mund  te  rrebelohej  ndaj  fatit  te  saj. Ajo ngriu  nga  te  ftohtet  në  një  natë  të  acartë  tek  mundohej  te  ngrohej  me  flaken  e  fijeve  te  shkrepseve  qe  duhet  ti  shiste. Askush  nuk  u  interesua  per  shkrepset  e  saj. Nqse  e  lexojme  si  nje  metafore me  nje  kuptim  më  të  gjere, mund  te  themi  se  thelle – thelle  jemi  nga  pak  si “shitesja  e  vogel  e  shkrepseve”(shpresojmë mos te kemi fundin e  saj). Edhe  ne  ndezim  shkrepset  tona  per  te  ngrohur  zbrazetine  e  zemres. Dikush  ndez  shkrepsen  e  pasionit  dikush  te  miqesise, dikush  te  dashurise  per  te  shkrire  zemren  e  ngurtësuar  dhe  udhetuar  sëbashku  me  dike. Kerkojme  te  gjithe  pak  ngrohtesi. Kjo  ngrohtesi  i  mungonte  protagonistes  se  perralles. Ajo  rrethohej  nga  njerez  qe  nuk  e  donin, nuk  kujdeseshin  per  të  dhe  nuk  tregonin  asnje  shenje  vemendje  ndaj  kerkesave  dhe  deshirave  te  saj.

Një  grua  që  rrethohet  nga  njerëz  që  nuk  mbështesin  pasionin  e  saj, jetën  e  saj, është  e  destinuar  të  jetojë  një  ekzistencë  të  cunguar  që  “ngrin”  në  menyre  te  rrezikshme  psiken  e  saj, mendimet  e  saj, shpresën  e  saj…Nqse  një  grua, si  vajza  e  vogël  e  shkrepseve, nuk  ka  miq, ngrin  prej  ankthit , dhe  ndonjëherë  edhe  prej  zemërimit. Dhe  nëse  ka  miq, mund  te  ndodhe  që  ti  ofrojne  nje  komfort  bosh, pa  ja  hapur  syte  per  situaten  në  te  cilen  ndodhet, pa  i  dhene  ushqim. Ka  nje  ndryshim  midis  komfortit  dhe  ushqimit: nqse  kini  nje  bime  qe  tregon  shenja  vuajtje  sepse  e  keni  lënë  ne  nje  vend  pa  drite  dhe  i  thoni  fjale  të  ëmbla  pa  i  gjetur  nje  vend  më  të  pershtatshem, ky  eshte  komfort. Nqse  e  çoni  në  një  vend  me  drite, i  jepni  uje  dhe  pastaj  i  flisni; kjo  eshte  ushqyerje.

Gruaja  që  po  ngrin  nga  emocionet  e  akullta  te  njerezve  perreth  ka  tendencen  te  krijoje  endrra  te  vazhdueshme  me  sy  hapur  pak  a  shume  si  vajza  e  fabules  qe  imagjinon  situata  fantazie  duke  ndezur  nje  e  nga  nje  shkrepset  e  saj… “nje  dite  te  bukur do  te” …“sikur  te  kisha vetem..”,“hë  se  ai  do  ndryshojë..”, “kur  te  jem  më  e  sigurte”…dhe  keshtu  me  rradhe  derisa  keto  fantazi  mund  te  rezultojnë  fatale. Per  shitesen  e  vogel  ndodhi  pikerisht  keshtu. Gjyshja  e  saj  e  mire  perfaqeson  morfinen  finale  sepse  e  merr  me  vete  ne  gjumin  e  vdekjes. Perpjekjet  dhe  energjite  e  shiteses  se  vogel  rezultuan  krejtesisht  te  kota. Askush  nuk  e  vuri  re  praninë  dhe  nevojat  e  saj.

Pra; sapo  te  keni  kuptuar  qe  gjendeni  mes  personash  qe  nuk  kujdesen  per  ju, qe  nuk  ju  mbeshtesin  vertete, qe  nuk  ju  bejne  te  “lulezoni”; largohuni, rrebelohuni, ngrini  zerin, mos  e  leshoni  veten, mos  u  dorezoni. Mos  i  çoni  dem  shkrepset  tuaja  te  fiksuara  ne  endrra  se  heret  a  vone  diçka  e  mire  do  te  ndodhe, mos  vishni  leckat e  shiteses  se  vogel , por  drejtojeni  energjine  tuaj  aty  ku  mund  ta  mirepresin  dhe  mbeshtesin. Largohuni  prej  ngrices  dhe  levizni  drejt  diellit, drejt  njerezve  te  dashur, te  ngrohte  qe  mund  ta  bejne  te  çelë  jeten  tuaj.

 Nuk  kishim  per  qellim  te  transformonim  ne  kete  postim  simboliken  e  njohur  qe  ka  kjo  perrallë. Ajo mbetet  gjithsesi  perralla  qe  ngjall  ndjenja  te  forta  dhimbsurie  dhe  keqardhje  per  fatin  e  shiteses  se  vogël. Edhe  pse  perrallat  kane  ndonjehere  fund  te  trishtuar, sidomos  ato  te  shkrimtarit  melankolik  Danez , eshte  kinematografia  Disney  qe  ne  versionet  e  animuara  kujdeset  ti  embelsoje. Mjafton  te  kujtojme “Sirena  e  vogel”  qe  u  transformua  ne  shkume  deti  dhe  vdiq, ndersa  ne  filmin  vizatimor   martohet  me  princin  Erik. – Mos  lusni  askënd  te  bleje  zjarrin  e  shpirtit  tuaj – …Zjarri  rrembehet, nuk  shitet !

(psikologjia per te gjithe)                                                                           24/Mars/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe