Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Njerëzit rreth nesh ndikojnë në shëndetin tonë mendor.
Mund te quhen persona terapeutik ! Jane njerëz alegro dhe inkurajues, sjelljet e tyre te ngjisin shumë dhe pasi ke ndenjur nje fare kohe me ta, te bejne te ndjehesh mirë. Emocionet e tyre si te thuash reflektohen ne neuronet tona. Gjendja jone shpirterore dhe si pasoje edhe shendeti yne nuk influencohen vetem nga emocionet, por edhe nga personat që frekuentojmë, sepse pa e ditur perdorim energjine e atyre qe na rrethojne. Eksperti John Mattone thote qe eshte e rendesishme te zgjedhim me kujdes ambjentin e ngushte tonin dhe te dime te rrethohemi nga persona qe na sjellin kenaqesi dhe na lejojne te zhvillohemi.
Njerëzit terapeutik i përgjigjen këtyre karakteristikave, transmetojnë energji dhe na ndihmojnë të ecim më të sigurtë dhe të vendosur në udhëtimin tonë. Duhet të pyesim veten se cilat veprime, ngjarje apo njerëz na sjellin një gjendje energjike pozitive . Nëse qëndrimet janë ngjitëse, a është e vlefshme të infektoheni me to ?
Njerëzit rreth nesh ndikojnë shëndetin tonë mendor. A ndiheni më mirë kur jeni me shokët tuaj? Kjo ndodh për shkak se miqësitë e mira përmirësojnë jetën dhe shëndetin tone mendor. Studiuesit e Universitetit Brigham Young në USA, pas studimit të 300,000 njerëzve për 7 vjet, kanë arritur në përfundimin se marrëdhëniet personale emocionale veprojnë si pengesë mbrojtëse, pasi ato aktivizojnë sistemin imunitar dhe zvogëlojnë rrezikun e vuajtjes së sëmundjeve psikologjike dhe fizike.
Njerëzit me një rreth të madh miqsh e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes deri në 22%. Ky është përfundimi i një studimi të kryer gjatë një dekade me mbi 1.500 njerëz i botuar në Journal of Epidemiology and Community Health. Në një tjetër hulumtim të kryer në Universitetin e Kalifornisë rezultati ishte edhe më i qartë. Të kryera në vitin 2006 nga mbi 3,000 gra që vuajnë nga kanceri i gjirit, ky studim tregoi se gratë që nuk kishin miq të ngushtë kishin katër herë më shumë gjasa të vdisnin për shkak të sëmundjes së tyre sesa ata që kishin dhjetë ose më shumë miq. Shkurtimisht, të kesh miq, më saktë miq të mirë, modifikon funksionimin e trurit, veçanërisht sa i përket zonës që lidhet me shpërblimin.
Cilet janë njerëzit terapeutikë? Ata nuk janë gjë tjetër përveçse dashurisë!
7 Karakteristikat tipike të personave terapeutikë janë:
- Njerëzit që dëgjojnë, nuk gjykojnë. Ata nuk ushtrojnë asnjë lloj manipulimi dhe i respektojnë të tjerët siç janë, pa dashur t’i ndryshojnë. Njerëzit terapeutik respektojnë historinë e të tjerëve.
- Koherent me atë që bëjnë, mendojnë dhe thonë. Ata janë njerëz të përkushtuar që krijojnë vetëdije nëpërmjet veprimeve të tyre.
- Persone qe deshirojne t’i njohin te tjeret, por jo ne menyre “gërrmuese”.Respektojne hapesiren dhe kohen e tjetrit, jane ekstremisht te kujdesshëm.
- Persona te vemendeshem dhe te sjellshem. Shquhen per vlerat e tyre humane.
- Personat terapeutik e shikojne jeten me miresi. Shoqeria me ta eshte nje dhurate dhe mezi ç’presim ti takojme perseri.
- Krijojne nje ambjent “mbrojtës”. Askush nuk mund ti evitoje momentet e keqija, por eshte e dukshme se nqse ndodhemi ne nje mjedis te shendetshem, nje hapesire protektivee do te jete me e pershtateshme ndaj situatave me te veshtira.
- Na ngjisin emocionet e mira. Infektimi nga emocionet eshte mëse i dukshem.Kur çdo dite kemi kontakt me nje person pesimist, ka te ngjare te na kape dhe ne vala e pesimizmit. Ne te kundert kur rrethohemi nga njerez optimist, provohen me lehte emocione mireqenie fale neuroneve pasqyre.
Ne nje menyre apo ne nje tjeter personat terapeutik e mbushin kete bote me drite dhe i ofrojne nje suport te madh ,te forte dhe te mrekullueshem gjithe njerezimit. Jane nje shembull per te gjithe ata qe kane deshire te kujdesen per personat e tyre të dashur. “Siç arrijne larg rrezet e qiriut te vogel; ashtu shndrit nje sjellje e mire ne nje bote te eger”.
(psikologjia per te gjithe) 26/tetor/2018