Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Nuk duhet tepruar me aromat !
Samuel Johnson ishte një kritik letrar, poet dhe leksikograf i shquar britanik i shekullit të 18 – te. Përveçse letrar i shquar ai njihej edhe për sjelljen e tij të çuditëshme dhe pamjen e jashteme të lëne pas dore. Në një episod që me shume gjasa eshte nje legjende sesa nje fakt real, nje grua e re e thumboi per higjenen e tij jo te mire. “Mr. Johnson, ju shperndani nje arome te forte “- Jo Madam ! – iu pergjigj ai. “ arome te forte shperndani ju , une mbaj ere te keqe!”
Kultura amerikane eshte ajo qe prej kohesh njihet si më e obsesionuar nga era e trupit dhe nga deshira per te hequr çdo gjurme te saj. Gjate luftes se dyte boterore, thuhet se ruset e kuptonin kur mberrinin Yanks (trupat amerikane) sepse vinte era sapun. Kuptohet sot te gjithe lahen, parfumosen e dezinfektohen ne menyre obsesive. Hedhim parfume, aromatizues, esenca te çdo lloji vetem qe te heqim çdo fije erë te trupit.
Psikologët mendojne se “aromat janë në rrezik“, si nga menyra e sjelljes tone perkundrejt higjenes, ashtu dhe nga mungesa e interesimit dedikuar ketij argumenti nga ana e psikologjisë. Nje shkrim ne Current Directions in Psychological Science, thote se shqisa e nuhatjes kur perdoret per të ndjere eren e trupit te tjetrit perben nje komponent thelbesor te nderveprimeve tona sociale dhe integron informacionet qe marim nepermjet shqisave te tjera si shikimi dhe degjimi. Nuhatja eshte nje nga 3 shqisat telereceptive, sense qe sjellin informacione per objektet ne distance. Prekja dhe shija kerkojne kontakt fizik me objektin, por jo shikimi dhe degjimi qe japin informacione mbi ambjentin qe shkojne pertej trupit tone. Po keshtu dhe nuhatja. Madje eren e dikujt e ndjejme edhe para se t’a shohim apo ti degjojme zerin. Kjo ndodh sepse shikimi dhe degjimi kane nevoje per nje perqendrim te fokusuar dhe nqse nuk jemi te vemendeshem na shpetojne gjerat qe ndodhin perreth dhe mund te mos e veme re praninë e tjetrit. Ndersa nuhatja eshte gjithmone ne funksionim pavaresisht vetedijes koshiente.
Çdonjeri nga ne ka nje ere unike te trupit dhe kjo na lejon të njohim familjaret qe kane nje ere te njejte me tonen. Edhe femijet e porsalindur e njohin nenen e tyre nga era e saj. Pra eksperienca “mbaji ere” eshte e rendesishme..Ne pergjithesi personat me eren e trupit ndryshe nga ne , identifikohen shpejt dhe ne menyre te pavetedijshme si te huaj , ndoshta dhe si armiq duke krijuar te ne nje fare shqetesimi. Por ky shqetesim nuk eshte domethenes ne rastin e çiftezimit mes dy krijesave. Personat qe kane ere krejt ndryshe nga ne kane pra nje kornize gjenetike ndryshe nga ne dhe si rrjedhoje jane potencial i nje partneri te mire per riprodhim. Ideja baze e riprodhimit eshte pikerisht prokurimi i gjeneve te reja per gjeneratat e ardheshme. Duam ta evitojme lidhjen e gjakut ?! – evitojme pra çiftezimin me kë leshon ere shume te ngjashme me tonen. Aromat e trupit jane ndoshta instrumenti me i rendesishem per te evituar incestin, si mes krijesave njerezore, ashtu dhe mes kafsheve.
Eshtë e rendesishme te kujtojme qe shqisat tona nuk funksionojne te izoluara. Truri yne integron informacionet nga çdo shqisë për të ndertuar eksperiencen tone koshiente mbi boten. Per t’a përmbledhur mund te themi qe nuhatja eshte nje kanal informacioni thelbesor mbi çfare ndodh perreth nesh. Ajo para se gjithash perfaqeson nje aleat thelbësor per mbijetesen tone fizike ; na paralajmeron kur ka nje situate rreziku si renie zjarri, çlirim gazi etj.. Sigurisht kjo shqise ka influence te rendesishme dhe ne planin psikologjik, disa prej te cilave permenden ne kete artikull; ajo na udheheq ne lidhjet me te tjeret, na ndihmon te kuptojme gjendjen emocionale te tjetrit dhe shpesh mund te influencoje perceptimet nga shqisat e tjera ne menyre surprizuese. Jetojme ne nje epoke ne te cilen shqisa e shikimit po mbivleresohet dhe abuzohet. Kete e tregon më së miri perdorimi i ekzagjeruar i celularit, tablet – it, kompjuterit… Nuhatja mes te tjerash shkakton nje zinxhir potencial kujtimesh dhe eshte nje mundësi e shkelqyer per te perdorur “Flashback.” Mos harrojme t’a ndjejme ambjentin, natyren dhe njerezit nepermjet aromave që çlirojnë.
(psikologjia per te gjithe) 3/qershor/2018