Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Nuk kemi pse ta marim lundrën me vete !
Nëse jemi në bregun e një lumi të madh dhe na duhet të kalojmë në anën tjetër të tij , por nuk kemi asnjë mjet , çfarë do të bëjmë ? – Do të presim ca drunj dhe do ti lidhim me njëri – tjetrin për të sajuar një lundër druri. Do hypim në lundër dhe duke u ndihmuar me duar ose me një shkop do lundrojmë drejt bregut. Çfarë do bëjmë në momentin që mbërrijmë në anën tjetër ? – Do ta braktisim lundrën sepse nuk kemi më nevojë për të ! – Nuk besoj se do ta ngarkojmë mbi shpatulla dhe do vazhdojmë udhëtimin !- E megjithatë të gjithë mund të kujtojmë sa e sa herë jemi mbërthyer fort pas lundres dhe e kemi terhequr pas edhe pse ka qenë teresisht e kotë. Këtë histori të shkurtër Buda e përdorte për t’ju shpjeguar ndjekësve të tij, rëndësinë dhe praktikimin e shkëputjes prej gjërave materiale, prej eksperiencave apo marrëdhenieve.
Ne dhe lundra .
Disa njerez hypin ne lunder dhe nuk rremojne kurrë. Ndonjehere harrojne madje dhe pse hypën dhe e humbasin “busullen” përpara se të nisin udhetimin. Disa te tjere fiksohen duke e pare ne breg dhe thonë: ”sa e bukur kjo lundra e madhe dhe e fortë!” Dinë shumë mire prej çfare druri eshte bere, sa e gjate dhe e gjere eshte, kur dhe ku eshte ndertuar. Ka të tjerë që qendrojne ne breg dhe thone : “lundra nuk eshte ndertuar mire, nuk pluskon mire , druret nuk jane lidhur si duhet ,do ndërtoj një më të madhe dhe te sigurte”; por ne fakt ngelen aty ne breg duke u mare me fjale dhe kritika . Zihen, inatosen, nuk arrijne ta ndertojne dhe nuk shkojne dot asgjekundi. Ka nga ata qe mendojne se lundra eshte shume e thjeshte, e vjeter dhe jashte mode. – e shohin dhe tundin koken ; – “ngjan si nje tufe trungjesh te lidhura sa për të thenë !” – prandaj vendosin ta zbukurojne, e lyejne me ngjyra e mbulojne me lule , por nuk arrijne kurre te hypin siper e jo me te mendojne te rremojnë deri ne bregun tjeter….
Bregu në të cilën ndodhemi shpjegon Buda ; është e tanishmja, eshte ekzistenca e lidhur me Ego – n , ndersa bregu matanë është ajo që duam (aspirojmë) të jemi dhe perfaqeson objektivat tona, enderrat tona. Lundra na ndihmon të kapërcejme ujrat ; – ky eshte funksioni i saj . Më pas duhet t’a braktisim.
Natyrisht lundra nuk i referohet vetem te mirave materiale dhe gjithë çfarë na lidh apo pengon ne arritjen e maksimumit të aftësive tona. Mund të përfaqësojë relacionet tona interpersonale te cilat e kane humbur rendesine e tyre, ose disa tipare te personalitetit dhe besime qe na mbajne te lidhur.
Kjo rrefenje budiste na paralajmeron per tendencen qe kemi per t’u lidhur pas objekteve dhe situatave, duke çuar dëm kohen tonë me kritika dhe perpjekje per te mbrojtur ate qe kemi realizuar. Na tregon sesi ushqejmë një frikë të pavënd qe na pengon te zbulojmë se çfarë ka në anën tjetër të bregut. Na kujton gjithashtu se ne disa faza te jetes, ajo qe ishte e dobishme dikur, tashmë nuk eshte më e tillë dhe kjo eshte pjese e ndryshimit dhe e zhvillimit personal. Nqse do te qendrojme te lidhur me te njejten menyre sjellje dhe marrdhenie si dikur, nuk do te jemi ne gjendje te ecim perpara. Nga gjithë këto mësime, më i rëndesishmi dhe i vështiri per t’u kuptuar eshte të kuptojmë që : marredheniet qe dikur ishin mbeshtetese, tani na mbajne lidhur. Në kete pike ka mberritur momenti te çlirohemi prej tyre.
(tregime terapeutike) 8/shtator/2017